Shkup, 13 qershor – ShA MEPSO paralajmëron fermerët që gjatë sezonit të ujitjes dhe korrje-vjeljes që të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë trajtimit të pajisjeve për ujitje, makinerive bujqësore dhe pajisjeve shtesë bujqësore pranë linjave energjetike të rrjetit të transmetimit.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që fermerët t’i përmbahen udhëzimeve si në vijim: mos drejtoni autokombajna ose makineri të tjera të fuqishme bujqësore nën përçues, mos instaloni sisteme tubacionesh për ujitje nën litarët përçues në traset e largpërçuesve, mos i ngrini (vertikalisht) tubat metalikë të sistemeve të ujitjes nën përçuesit e linjave të transmetimit, sepse metali është përçues i energjisë elektrik, – mos i vendosni spërkatësit e ujitjes nën kabllot përçues dhe në korridoret e sigurisë të largpërçuesve të rrjetit të transmetimit. Kontakti i fiskajave të ujit me litarët përçues mund të jetë fatal për njerëzit që janë nën trasën e larpërçuesve.”, qendron në kumtesë.
Nga ShA MEPSO theksojnë se nuk duhet të digjet kashta pranë largpërçuesve sepse rrezikohet besueshmëria e sistemit elektroenergjetik
“Gjithashtu, apelojmë tek peshkatarët sportivë që të kenë kujdes të veçantë në trajtimin e shufrave të peshkimit pranë largpërçuesve, ndërsa qytetarët të mos kryejnë punime ndërtimore në trasat e largpërçuesve, nën linjat e transmetimit të energjisë. Le të jemi të përgjegjshëm dhe të kujdesemi për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Mos e komprometoni besueshmërinë e sistemit elektrotransmetues” theksohet në kumtesën e ShA MEPSO.