Shaban Saliu në paraburgim, Saraçini, Neziri dhe Selami në burg shtëpiak

nga Xh M

Shkup, 13 prill – Ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri do të jenë në paraburgim shtëpiak deri në fillimin e gjykimit të rastit të Koçanit, ndërkohë që 30 ditë paraburgim është shqiptuar për minisrin pa resor, Shaban Sali, ish-drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, shkruan gazeta KOHA.

Në paraburgim shtëpiak do të jetë edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami. Ndërkohë, pritet që edhe ish-ministrit, aktualisht ambasador i Maqedonisë në Oslo të Norvegjisë, Driton Kuçi, pasi të merret në pyetje, t’i shqiptohet vendimi për paraburgim shtëpiak.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More