Shqipëri

Shahini njofton largimin: Familja ime është në Kosovë

Zhurnal Ads

Besa Shahini, e cila mban postin e ministres së Arsimit që prej dhjetorit të vitit 2018 ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati qeverisës.

Madje, ajo ka njoftuar se ka vënë në dijeni edhe kryeministrin Rama për vendimin e saj. Ministrja ka theksuar se do të largohet nga Shqipëria për t’ju bashkuar familjes së saj në Kosovë.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati.

Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë.

Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit në “Ilva Now” në Euronews Albania.

Zërat për largimin e saj që qarkullojnë prej ditësh dhe emrat për zëvendësimin e saj, Shahini i konsideroi si të “shëndetshme” pasi tregon jetën dinamike brenda Partisë Socialiste dhe ambiciet në prag të vitit elektoral.

“Mendoj se këto janë diskutime janë normale kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton të gjithë vullnetin dhe ambicien brenda partisë. Dhe mendoj se kjo është shumë e shëndetshme”, shtoi ministrja.

Postime të ngjashme

Rama uron për ditëlindje Helena Kadarenë: Një burrë peshohet nga gruaja dhe biblioteka

admin

Jeni prekur nga pandemia? Rama prezanton programin e nxitjes së punësimit dhe premton: Paga minimale do bëhet 30 mijë lekë. Taksa progresive…

admin

“DW” analizon situatën e Covid-19: Rekorde të reja rastesh pozitive në Shqipëri! Si pritet të sigurohet vaksina

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...