Shqipëri

Shahini publikon videon: Hyrja dhe dalja nga shkolla, sipas rregullave të distancimit social dhe fizik. Nga orari tek dezinfektimi, si do funksionojë

Zhurnal Ads

Pak ditë para nisjes së vitit shkollor nën masa të rrepta sigurie dhe higjiene për shkak të pandemisë së koronavirusit, Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës.

“Hyrja dhe dalja nga shkolla, VETËM sipas rregullave të distancimit social e fizik, të përcaktuara qartë nga Instituti i Shëndetit Publik”, shkruan Shahini.

Nxënësit do të paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre. Ndërkohë, gjatë momentit të hyrjes në shkollë, nxënësit do të vendosen në radhë një nga një, me largësi 2 metra, teksa personi përgjegjës i stafit të shkollës do të realizojë matjen e temperaturës më termometër digjital, do të spërkasë duart me alkool ose dezinfektantë etj.

Edhe dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave të distancimit social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe punonjësve të tjerë të shkollës.

https://www.facebook.com/shahinibesa/posts/2664713197119110

Postime të ngjashme

‘’Join LSI’’, Kryemadhi: Votim online me aplikacion për delegatët në Konventën Kombëtare, do jetë shembull për angazhimin dhe pjesëmarrjen

S.B.

Oliver Varhelyi në Tiranë, komisioneri për zgjerim i BE nesër fjalim në Parlament

admin

Kthimi në shkollë/ Ministrja Shahini publikon videon: Lëvizjet brenda shkollës mund të bëhen VETËM me maskë!

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...