Shahpaska – Cigler Kralj: Sllovenia është mbështetëse e eurointegrimi të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 9 korrik – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, dje në Takimin e dytë ministror për punësim dhe çështje sociale mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Bërdo afër Kranjit, pati takim joformal me ministrin e Punës, Familjes, Punëve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Republikës së Sllovenisë, Janez Cigler Kralj.

 

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) sot kumtuan se dy bashkëbiseduesit folën për prioritetet e të dy vendeve, posaçërisht pas sfidave që I imponoi pandemia me Kovid-19, por edhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

“Ministrja Shahpaska u falënderua për mbështetjen që e marrim nga Sllovenia dhe e theksoi besimin dhe pritjen se Republika e Sllovenisë gjatë kryesimit të saj me BE-në do të kontribuojë akoma më shumë për lëvizjen përfundimtare të Maqedonisë së Veriut në procesin e tij integrues dhe mbajtje sa më të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare”, theksojnë nga MPPS.

Ministri slloven Cigler Kralj vlerësoi se pas pandemisë të gjitha shtetet edhe në BE edhe në Ballkanin Perëndimor duhet të fokusohen në politika të të rinjve, të cilat do të thonë krijim të kushteve për përparimin dhe zhvillimin e tyre më të shpejtë.

Ministrja Shahpaska informoi se Maqedonia e Veriut krijon dhe implementon politika dhe zgjidhje sistemore me qëllim që të rinjve t’u sigurojë kushte të qëndrojnë në shtet dhe këtu ta ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Ajo shtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon në disa zgjidhje të reja ligjore, siç është edhe Ligji për marrëdhënie të punës, në të cilin do të implementohen puna nga shtëpia, puna nga distance, orari fleksibil me qëllim që t’u dilet në ndihmë nevojave aktuale. Për disa prej tyre, shtoi Shahpaska, siç është ligji për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë e analizuam edhe modelin slloven.

Shahpaska e ftoi ministrin Cigler Kralj, në periudhën në vijim, ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, të njihet më hollësisht me reformën sociale, por edhe të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim të ndërsjelltë

Related posts

Arifi organizoi pritje për personelin mjekësor dhe të gjithë ata që ndihmuan në zjarrin në spitalin modular

D V

Debat publik për Draft – ligjin për shitjen e tokës bujqësore shtetërore

Z H

Për shkak të rikonstruimit tërësisht mbyllet për komunikacion rruga përmes Galiçicës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com