Shahpaska: Deputetët e opozitës të mos i bllokojnë ndryshimet ligjore që dita e diel të jetë ditë për pushim

Shkup, 23 shtator – Deputetët e opozitës duhet të tregojnë ndërgjegje për të drejtat e punëtorëve dhe ta ndërprejnë bllokadën që të krijohen kushte nëpër procedurë kuvendore që të miratohet Propozim-ligj për ditën e diel si ditë jo pune, thotë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Sipas saj, çdo vonesë do të thotë zgjatje e zbatimit të kësaj të drejte që punëtorët presin. Ajo thekson se për shkak të bllokimeve parlamentare, “shumë punëtorë do të vazhdojnë të jenë në punë në vend të familjeve të tyre të dielave dhe nuk do të paguhen shtesë për këtë.”

“Do ta shfrytëzoj këtë rast edhe njëherë të apeloj tek deputetët e opozitës të mos e pengojnë procedurën kuvendore për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhëniet e punës, me të cilat definohet se e diela është ditë për pushim”, tha ministrja Shahpaska në një intervistë për “Utrinski brifing”.

Me këtë propozim ligj, i cili është në lexim të parë në procedurë kuvendore mundësohet 92 për qind e të punësuarve të pushojnë ditën e diel. Ky vendim ligjor garanton të paktën 50 për qind të mëditjeve më të larta për punë ditën e diel dhe ditë të lirë. Sa i përket të punësuarve në qendrat tregtare, mëditja e tyre për punë ditën e diel do të jetë për 100 për qind më e lartë se zakonisht, ndërsa orari i punës do të jetë nga ora 10.00 deri në ora 18:00.

Propozim vendimi ligjor, theksojnë nga MPPS. Është sjell pas diskutimit të gjerë dhe konstruktiv midis të punësuarve dhe punëdhënësve. 

Related posts

Filipçe: Secili nga ne mund të zëvendësohet, u përmbahem komenteve derisa zgjat hetimi për Tetovën

D V

Shilegov: Premtimi i Arsovkës për 250 autobusë është gënjeshtra e saj e radhës, e pamundur të realizohet

Z H

Carovska: 69 përqind e punonjësve në shkolla janë të vaksinuar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More