Shahpaska dhe Temellkovski në inspektim të ndërtimit të kopshtit të ri për fëmijë në Draçevë

Shkup, 6 tetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe kryetarit të komunës Kisella Vodë, Filip Temellkovski, sot do të bëjnë inspektim në ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në lagjen Draçevë, që është në fazë përfundimtare.

Ndërtimi i kopshtit u financua nga projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës edhe Politikës Sociale, me përkrahje të Bankës botërore.

Një nga qëllimet e Projektit është rritja e qasjes deri te shërbimet cilësore sociale për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe përmirësimi i kushteve për arsim parashkollor. 

Related posts

Filipçe: Janë aprovuar 498 specializime dhe 87 subspecializime

Z H

Ndërprerje e planifikuar e energjisë elektrike në pjesë të Shkupit

Z H

Ziadin Sela: Lutemi për ty Tetovë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More