Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska: Dita e diel do të jetë ditë jopune, me përjashtime

Shkup, 10 shkurt – Në zgjidhjen ligjore, që dita e diel të jetë ditë pushimi, si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale punojmë tani tre muaj. Përmes takimeve të shumta, debateve, mbledhjeve, biseduam me sindikatat si përfaqësues të punëtorëve, në të vërtetë me të gjithë faktorët e prekur në shoqëri, debatuam seriozisht për të gjitha dobësitë dhe përparësitë e kësaj çështjeje. E diela – ditë jopune për punëtorët, të jenë me familjet e tyre, t’i vazhdojnë traditat familjare, të cilat gjatë periudhës së kaluar janë lënë anash, potencoi ministrja Shahpaska në emisionin e mëngjesit në TV Sitel, duke folur për ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të punës, me të cilat parashikohet që dita e diel të jetë ditë pushimi, transmeton Zhurnal.mk

Ajo potencoi se kjo zgjidhje ligjore duhet të ketë përjashtime, me qëllim për funksionimin e papenguar të shtetit dhe aty ku procesi tekniko – teknologjik duhet të vazhdojë, furnizimi i qytetarëve me energji elektrike, furnizimi me ujë, mbledhja e mbeturinave komunale, mbrojtja shëndetësore dhe sociale, funksionimi i shtëpive të vogla në grupe, mediumet, institucionet kulturore, hotelieria. Do të vazhdojnë të funksionojnë të gjitha veprimtaritë, të cilat paraqesin përmbushje të nevojave elementare për çdo familje. Me këtë rast, theksoi ajo, të gjithë që do të punojnë të dielën, do të kenë kompenzim në rrogë në pajtim me Ligjin dhe marrëveshjen kolektive, ndërsa në mënyrë shtesë këta punëtorë do të kenë edhe ditë të lirë për pushim.

Lidhur me çështjet me pakot e ndihmave ekonomike për kategoritë e prekura të qytetarëve në kohë të pandemisë, ministrja theksoi se nga fillimi dy prioritetet kryesore janë orientuar drejt ruajtjes të çdo vendi të punës dhe ndihmës dhe përkrahjes të kategorive të prekura të qytetarëve.

Në atë drejtim janë krijuar masa, si subvencionimi i rrogave dhe kredive pa kamatë, me qëllim të ndihmës së kompanive, që të mos i largojnë punëtorët dhe të ruhet çdo vend i punës. Në të njejtën kohë, janë krijuar edhe masa për kërkuesit aktivë dhe pasivë të punës, pensionistët me pensione më të ulëta se 15.000 denarë, shfrytëzuesit e pensionit social shtetëror, përdoruesit e ndihmës sociale. Pakoja e pestë e masave ekonomike i përfshin të gjithë ata qytetarë, të cilët kanë borxhe të mbetura ndaj ndërmarrjeve publike, institucioneve dhe komunave, dhe parashikon shlyerje të kamatave të borxhit dhe mundësi për pagesë të shtyrë në 12 këste, gjë që në kohë të Kovid-19 paraqet edhe një lehtësim dhe përkrahje ndaj qytetarëve me qëllim të kalimit më të lehtë të periudhës së krizës.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

20 persona në izolim nga autobusi i kthyer nga Greqia

D V

Ngrohtoret kërkojnë rritjen e çmimit të ngrohjes, vendimi në fund të javës tjetër

D V

Katica Janeva dërgohet në burg

D V

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...