Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Shahpaska: Gjendja me virusin është stabile nëpër çerdhe

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Situata në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi në kopshte është stabile. Sipas të dhënave me të cilat disponojmë, u tregua se me respektimin e masave dhe protokolleve parandalohet përhapja e brendshme e virusit. Të premten e kaluar janë shënuar 34 të punësuar të rinj pozitivë dhe vetëm tetë fëmijë pozitivë, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

Thënien se situata është stabile, siç tha, e bazon në të gjitha të dhënat e deritanishme nga hapja e kopshteve.

“Para fakteve dhe numrave heshtin edhe zotërat. Të premten kishim 34 punëtorë të rinj pozitivë. Nëse ju them se numri gjatë javëve të kaluara lëvizte 58,56 që domethënë gati është përgjysmuar numri i pozitivëve dhe vetëm tetë fëmijë të rinj pozitivë. Situata është stabile. Përhapja e infeksionit në mesin e fëmijëve në kopshte deri më tani nuk ka ekzistuar dhe numrat korrespondojnë me situatën e përgjithshme epidemiologjike në shtet”, tha Shahpaska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas kontrollimit të ndërtimeve në kopshtin e fëmijëve në Draçevë.

Ajo shtoi se në favor të pohimit është edhe informacioni nga komuna e Kisella Vodës, ku në kopshte për momentin nuk ka asnjë edukatore pozitive, asnjë fëmijë pozitivë.

“Kjo flet se me respektimin e protokolleve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse situata në kopshte mund të ruhet stabile”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas saj, për momentin ka 7.500 vende të lira për kujdes të fëmijëve, sepse prej 21350 vendeve të lira për strehim të fëmijëve sipas protokollit, janë të vendosur 13.400 fëmijë.

Postime të ngjashme

Koncesionerët e plazheve largojnë vet ndërtime pa leje në plazh të Strugës

Bekim Laçi

E fundit: Në dasëm mund të ftoni sa të doni mysafir, hiqet dhe ora policore

Zekirija Haxhiu

Borisov ulë tonet: Inkuadrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE është strategji e Bullgarisë

Zekirija Haxhiu

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 26 gradë

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Forcimi i sundimit të Ligjit” në Ballkanin Perëndimor: Mjete të vjetra për rregulla të reja?

Zekirija Haxhiu

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...