Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska: Gjendja në kopshte është stabile, vetëm 20 edukatore janë të infektuara

Shkup, 21 janar – Zhurnal.mk – Ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot theksoi se gjendja në kopshtet është stabile dhe se ndiqet në nivel ditor. Raporti i fundit ka dëshmuar se ka vetëm 20 raste pozitive të koronavirusit nga edukatorët, përkëdhelësit dhe të punësuarit e tjerë, por jo edhe fëmijë pozitivë. Për shkak të gjendjeve të tilla, disa prej kopshteve kanë kërkuar rritje të numrit të fëmijëve që mund të përkujdesen veçanërisht në grupet për fëmijë prej 0 deri në 2 vjeç, por për diçka të tillë, siç tha ministrja duhet të vendosë Komisioni për Sëmundje Infektuese.

“Ne si pjesë e shtabit të krizës çdo të hënë shtrojmë raport në shtabin qeveritar të krizave lidhur me gjendjen për personat pozitivë me koronavirus, si edukatorë dhe përkëdhelës ashtu edhe për numrin e fëmijëve. Raporti i fundit flet se pandemia është reduktuar në minimum për sa i përket objekteve për vendosjen e fëmijëve të moshës parashkollore, gjegjësisht në kopshtet dhe në qendrat ditore. Numri i fundit ishte se janë 20 edukatorët pozitivë gjegjësisht të të punësuarve, ndërsa nuk pati fëmijë pozitivë në koronavirus”, tha ministrja.

Duke e pasur parasysh se pandemia për momentin po stabilizohet, siç informoi ajo një pjesë e kopshteve kanë shtruar kërkesë për rritjen e kapacitetit para së gjithash në grupet ku janë vendosur fëmijë prej 0 deri në 2 vjeç.

“Ne sot me shkrim i drejtohemi Komisionit për sëmundje infektuese, pasi ata janë më kompetentë, e ndjekin sëmundjen, jo vetëm në nivel lokal por edhe rajonal, por edhe në nivel botëror dhe prej tyre presim vendim nëse do të ketë rritje të përfshirjes së fëmijëve në ato grupe, por edhe për grupet e tjera”, sqaroi Shahpaska.

Ajo potencon se kjo gjendje në kopshte tregon se pandemia nuk po përhapet brenda kopshteve dhe se rastet të cilat janë regjistruar janë infektuar nga jashtë.

Postime të ngjashme

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...