Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska: Gjithsej 79,5 milion euro për mbështetje financiare për të punësuarit në kompanitë

Shkup, 25 shtator – Gjithsej 79,5 milion euro për masën mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punëtor janë paguar në tre muajt e fundit. Në të njëjtën kohë  janë miratuar 639 kredi për kompanitë e Maqedonisë të cilat punësojnë 11.325 persona, publikoi ministrja  e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në profilin e saj në Fejsbuk.

Në kohën kur nevojitej reagim urgjent, shkruan Shahpaska, Qeveria ndërmori masa adekuate për ballafaqim me efektet negative të krizës botërore.

“Dy pakot e para e amortizuan goditjen e parë të krizës ekonomike  të shkaktuar nga koronavirusi, pakoja e tretë siguroi  mbrojtje të  vendeve të punës të përhershme dhe krijimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht në sektoret në të cilat do të implementohet digjitalizimi  dhe mundësohet  konkurencë më e madhe e kompanive tona në nivel vendor, rajonal dhe global”, shkruajti ministrja.

Postime të ngjashme

Shabani: Gabimi në mesazh nuk është i MASH-it por operatorëve celularë!

Dafina Vidishiqi

Ahmeti për ditën e çlirimit të Republikës së Kosovës: Shteti i Kosovës po ecë përpara

Dafina Vidishiqi

Rënia e lindjeve, shqetësuese në Kërçovë! Për 5 vite numri është përgjysmuar

Dafina Vidishiqi

Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

Dafina Vidishiqi

Të hënën fillon regjistrimi në shkollat e mesme

R Zh

MASH: Shkollat nuk guxojnë të marrin para për dëftesat, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...