Shahpaska: Janë vaksinuar rreth 65 për qind e të punësuarve në kopshte

Shkup, 27 gusht – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska thotë se kopshtet janë të gatshme të vazhdojnë me punë sipas protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19. Po bëhet dezinfektimi I objekteve të kopshteve dhe po sigurohen të gjitha mjetet dezinfektuese të cilat do të nevojiten. Ministrja bën thirrje edhe më shumë të rritet përfshirja e të punësuarve të vaksinuar në kopshte, që tani paraqet 65 për qind.

 

Ajo përkujtoi edhe se kpshtet që nga viti I kaluar janë të gatshme të punojnë në këto kushte të jashtëzakonshme të cilat I imponoi pandemea me Kovid-19.

“Ju e dini se protokollet e para u miratuan vitin e kaluar në maj për kujdes të fëmijëve në kopshte dhe në pajtim me atë protokoll mund të them se kujdesi për fëmijët vitin e kaluar ishte në nga rrëfimet më të suksesshme se si menaxhohet pandemia me Kovid-19. Me respektim konskeuent të protokolleve të cilat janë shkruar në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore mundësuam kopshtet të jenë vend I qëndrimit të sigurt I fëmijëve, virusi nuk pati transmission nga fëmija në fëmijë dhe u reagua em kohë për të gjithë të punësuarit pozitivë apo fëmijët të cilët sillnin virus nga shtëpia”, tha Shahpaska, e cila sot në Strumicë kontrolloi punët ndërtimore në dy kopshte të reja.

Ajo bëri thirrje të gjithë të punësuarit në kopshte të vaksinohen dhe të rritet përfshirja për funksionim akoma më të sigurt të kopshteve.

Ajo është e bindur se pas këtij takimi numër akoma më I madh I të punësuarve në kopshte do t’I qasen procesit të vaksinimit. Kështu që, theksoi, vaksinimi është I rëndësishëm edhe për të punësuarit në kopshte, por edhe për të gjithë qytetarët e tjerë në vend.

“Doli se të rriturit më së shumti I respektojnë rekomandimet tona si mjekë. Përse? Sepse 70 për qind e qytetarëve mbi 70 vjeç tashmë u vaksinuan, që do të thotë se e kanë përfituar imunitetin. Mbetet të tjerët t’I qasemi vaskinimit si instrument I vetëm më lehtë ta tejkalojmë pandeminë me Kovid-19”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Related posts

Kuvendi e miratoi ligjin për nënshtetësi

Z H

Në Shkup sot do të mbahet Forumi energjetik MEF 2021

N E

Lëshohet në përdorim hapësira e re e rregulluar në parkun e qytetit në Gostivar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com