Shahpaska – LSGM: Të përmirësohet pozita e punëtorëve në media

Shkup, 14 tetor – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot kishte mëngjes pune me përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Gazetarëve të Maqedonisë (LSGM), në të cilin u bisedua për avancimin e të drejtave të punëtorëve të punëtorëve medialë në vend.

Siç njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përveç kryetarit të LSGM, Pavle Belovski, projekt menaxherit Darko Duridanski dhe anëtarit të Bordit Ekzekutiv të LSGM, Teodora Cvetkovska, në takim mori pjesë edhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Jovana Trençevska.

Në takim, siç bëhet e ditur, ishte hapur çështja për kohëzgjatjen e kontratave në kohë të caktuar, problem me të cilin përballen shumë gazetarë në vend, të cilët shumë gjatë kanë status të padefinuar të punës.

Ministrja Shahpaska informoi se me ligjin e ri sistemor për marrëdhënie pune, për të cilin debati kryesor do të fillojë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, në mënyrë drastike do të ulet zgjatja e kontratave në kohë të caktuar, që për momentin është pesë vite.

Ajo informoi se në debatin publik për ligjin e ri për marrëdhënie pune do të përfshihen të gjithë, përfshirë edhe punonjësit medialë, si një veprimtari shumë e rëndësishme në shoqëri.

Kryetari i LSGM, Belovski theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit intensiv ndërmjet Sindikatës dhe institucioneve mund të arrihen rezultate konkrete për përmirësimin e pozitës së punëtorëve në media. Ai kërkoi që institucionet në mënyrë aktive të përfshihen në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe punonjësve të tjerë medialë sepse, sipas tij, vetëm kështu do të mundet të parandalohet keqpërdorimi i punës mediatike nga ana e punëdhënësve.

Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Trençevska theksoi se edhe në këtë moment edhe në të ardhmen do të bëhen kontrolle në të gjitha veprimtaritë, përfshirë edhe veprimtarinë mediatike, që të konfirmohet nëse respektohen të drejtat e punëtorëve mediatikë.

Në takim ishte hapur edhe çështja për të drejtën e grevës e cila për momentin, sipas përfaqësuesve të LSGM, ka kufizime të caktuara.

Ministrja Shahpaska dhe përfaqësuesit e LSGM vlerësuan se në interes të përbashkët është të kenë takime të rregullt në të cilat bashkërisht do të punojnë edhe në përmirësimin e rregullativës, por edhe të bashkëpunimit institucional.

Related posts

Analizë/ Sa më anti-shqiptare që bëhet “Levica”, aq më shumë vota fiton

N E

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Egjipt vetëm me vizë elektronike

D V

Raporti nga ekspertët gjermanë duhet të dorëzohet për 10-15 ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More