Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska: Mbështetje e fuqishme për punën e Këshillit kombëtar të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës

Shkup, 8 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska u takua sot me kryetaren e Këshillit kombëtar për siguri dhe shëndet gjatë punës (SSHP), prof. Dr. Çalovska dhe prof. dr. Karaxhinska Bislimovska, anëtare të Këshillit të SSHP-së.

MPPS informon se në takim u diskutua për rëndësinë, mënyrën e punës dhe funksionimin e Këshillit për siguri dhe shëndetit gjatë punës, si organi më i lartë ekspert këshillues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut.

Përfaqësuesit e Këshillit të SSHP informuan për punën e bërë deri më tani dhe aktivitetet e realizuara, të cilat gjatë vitit të kaluar ishin kryesisht në shenjën e mbrojtjes dhe trajtimit të rreziqeve në lidhje me pandeminë KOVID-19.

“Siguria dhe shëndeti në punë është me rëndësi të madhe për ne si shoqëri dhe për këtë arsye ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për promovimin e tij në një kuptim legjislativ, por edhe në zbatimin e tij”, theksoi ministrja Shahpaska.

Në takimi u diskutua gjithashtu edhe për aktivitetet në lidhje me përgatitjen e një Strategjie të re dhe Planit të Veprimit për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës, duke pasur parasysh që periudha e vlefshmërisë së Strategjisë aktuale dhe PV po skadon dhe ato duhet të zëvendësohen me dokumente të reja strategjike.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për takimin dhe mbështetjen e dhënë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për këtë organ, i cili do të kontribuojë në një vizibilitet më të madh të punës së Këshillit të SSHP, duke theksuar gatishmërinë e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në periudhën e ardhshme.

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...