Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

Shkup, 23 korrik  – Qëllimi për shkak të të cilit e sjellim ligjin për marrëdhënie  pune me të cilin definohet se e diela është ditë për pushim janë punëtorët dhe  të drejtat e punëtorëve. Punëtorët janë kapitali bazë njerëzor i cili merr pjesë në procesin e prodhimtarisë, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

 

Shahpaska, në intervistë për gazetën “Koha”, potencon se  në sjelljen e vendimit ligjor janë Propozim-ligji për marrëdhënie pune me të cilin definohet se e diela  është ditë për pushim,  i cili kaloi në lexim të parë në Komisionin kuvendor për punë dhe politikë sociale, ku janë përfshirë të gjithë faktorët.

Ajo potencoi se për këtë vendim ligjor është biseduar në pesë seanca të Këshillit social ekonomik,  në të cilat përfaqësuesit e sindikatave dhe të punëdhënësve i kanë treguar qëndrimet e tyre. Për këtë propozim ligjor është diskutuar edhe me Lidhjen e Odave Ekonomike, Odën Ekonomike të RMV-së me Odën Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore.

“Qëllimi ynë si propozues të ligjit nuk është vetëm ta plotësojmë  premtimin tonë zgjedhor në zgjedhjet parlamentare, siç din të adresojë opozita, por të dilet në vigjilje të kërkesave të punëtorëve për  vendosje të një balanci ndërmjet jetës profesionale dhe private.  Kur propozoni vendim ligjor, më e pakta që dëshironi është të arrini efekt negativ – pushim të punëtorëve nga puna. Apeloj deri tek punëdhënësit ta respektojnë  këtë vendim ligjor, kur të miratohet, sepse është shumë rëndë  të arrihet te fuqia e punës në kushte  kur ishim përballur me pandeminë, dhe kur në përgjithësi mungon fuqia e kualifikuar e punës në treg”, tha Shahpaska.

Sipas ministres Shahpaska, realizimi i vendimit ligjor e diela – ditë për pushim, do të gjenerojë kënaqësi tek punëtorët, e cila do të shkaktojë rritje të produktivitetit, që do të thotë profit më të madh edhe të punëdhënësve.

“Qëllimi ishte 92 për qind e punëdhënësve të mos punojnë të dielën, dhe atë e porosit ky vendim ligjor. Vetëm tetë për qind e  punëtorëve në ato veprimtari të cilat janë të domosdoshme, rreth 42  që në mënyrë taksative janë cituar në propozim-vendimin ligjor do të duhet të punojnë të dielën që të mundet shteti  të funksionojë pa ndërprerë. Ne të gjithë duhet të kemi energji elektrike të dielën, të kemi qasje në telefon, të punojnë shërbimet shëndetësore, sistemi për mbrojtje sociale që do të thotë kujdes për të moshuarit dhe fëmijët, shërbimet doganore dhe shërbimet për sigurim. Duhet të punojnë edhe veprimtaritë e domosdoshme, siç janë minierat, shkritoret, ato procese të cilat për shkak të procesit teknologjik  nuk mund të ndërpriten. Në këto 30 për qind të cilat janë përjashtime, vetëm minimumi i punëtorëve të cilët duhet të punojnë do të punojnë të dielën, tha ajo.

Ajo në intervistë  thekson se deri tani në përdorim janë lëshuar 14 kopshte të fëmijëve, ndërsa edhe 12 deri në fund të vitit.

“Përpjekja jonë  është deri në përfundimin e mandatit deri në vitin 2024, gjtihsej 60 për qind e fëmijëve të moshës parashkollore, do të akomodohen në kopshte. Janë hapur kopshte edhe në Përdejc – komuna e Gjevgjelisë, por edhe  kopsht në të cilin ka grupë të përzier prej 20 fëmijëve në Razllovc, komuna e Dellçevës. Punojmë në kopshte në Gradsko dhe Rosoman, ndërsa Mogilën e kemi në periudhën  e ardhshme”, tha Shahpaska në intervistë për gazetën “Koha”.

Related posts

“Ballkani i hapur” / Me ftesë të kujt Alexandër Soros erdhi në Shkup në takimin mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç ?

R Zh

Arifi: Partneriteti me SHBA-në është një faktor esencial dhe strategjik drejt konsolidimit demokratik

D V

BESA shkon në zgjedhje me slloganin “ME KA KREJT”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com