Shahpaska: Me përkushtim punojmë, duke u ndihmuar punëtorëve në realizimin e të drejtave të tyre

Shkup, 9 tetor – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me përkushtim punon, duke u ndihmuar punëtorëve në realizimin e të drejtave të tyre. Vitin e kaluar kemi punuar në ligjin sistematik për marrëdhënie pune dhe pas zgjedhjeve do të hapim debat të gjerë, ku do të përfshihen të gjithë faktorët në shoqëri. Dhe gjatë përgatitjes së ligjit kanë marrë pjesë të gjithë faktorët, punëtorët e përfaqësuar përmes sindikatave dhe punëdhënësit përmes Organizatës së punëdhënësve, partnerëve socialë të Këshillit social-ekonomik, tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, e cila ka marrë pjesë në tekstiliadën tradicionale që çdo vit në tetor mbahet në Shtip.

Ajo potencoi se kanë ardhur në tekstiliadë që të bisedojnë për atë se çka paraqesin çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve, me të drejtat të cilat dalin nga marrëdhënia e punës.

“E di se punëtorët me padurim e presin ligjin e ri sistematik, pasi në drejtim më të volitshëm do të rregullohen marrëveshjet për punë në kohë të caktuar, do të shkurtohet kjo periudhë e gjatë prej pesë viteve, që ishte deri tani. Do të ketë ndryshime edhe në pjesën e rregulimit të pushimit të lindjes, dëshirojmë t’i përfshijmë edhe baballarët në këtë proces së bashku me nënat. Vitin e kaluar kemi miratuar ndryshime të Ligjit për marrëdhënie të punës në pjesën e pensionimit në moshën 64 vjeçare, me atë që nëse gratë në moshën 62 vjeçare shprehin dëshirë, mund të shkojnë në pension”, tha Shahpaska.

Ajo potencoi se mund të lavdërohen me ligjin për e diel – ditë e pushimit javor, zgjidhje ligjore, të cilën e kanë punuar nga nëntori i vitit të kaluar, i cili u ngujua në lexim të dytë te Komisioni i Kuvendit për punë.

“Më vjen keq që opozita nuk ka shprehur gatishmëri t’u ndihmojë punëtorëve dhe kjo e drejtë të funksionojë prej shtatorit, por shumë shpejtë pas fillimit të punës të Kuvendit në nëntor kjo zgjidhje lijgore do të votohet dhe punëtorët do të mund këtë të drejtë ta gëzojnë në bazë të njëjtë me qytetarët tjerë dhe të dielën ta kalojnë së bashku me familjet e tyre”, tha Shahpaska.

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror për punë, Jovana Trençevska tha se punojnë në përforcimin e kapaciteteve të tyre.

“Në vitin 2021 kemi 22 punësime të reja, do të thotë 22 inspektorë të rinj, të cilët janë sistemuar pikërisht në ato njësi rajonale ku kapacitet ishte zvogëluar”, tha mes tjerash ajo.

Nga 1 janari i vitit 2022, secili inspektor në Inspektoratin shtetëror të punës, shtoi Trençevska, mbikëqyrjet inspektuese, pa marrë parasysh nëse janë të rregullta, të çrregullta ose kontrolluese, do t’i bëjë softueir, ku drejtpërdrejtë instalohet procedverbali, nuk do të ketë ndryshim të tij, drejtpërdrejtë do të instalohet vendimi dhe do t’i jepet punëdhënësit.

Related posts

Zoran Zaevi i shpëtoi atentatit falë Greqisë

D V

Besimi: Mjetet e FMN-së vlejnë besim në politikat e Qeverisë

Z H

Mickovski: Duhet të fitojmë edhe në raundin e dytë, pastaj do flasim për qeveri të re!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More