Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska: Miratimi i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është thelbësor për qytetarët

Shkup, 9 tetor – Kuvendi sot pasdite në seancën e 15-të e ka votuar Propozim-ligjin për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi, në lexim të parë.

Kjo zgjidhje ligjore, siç deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, është e një rëndësie thelbësore kryesisht për qytetarët.

“Kemi kaluar shumë kohë gjatë viteve të kaluara në ndarje, diskriminim, stigmatizim që nuk i sjell mirë askujt dhe pengon hapat tanë përpara. Kjo zgjidhje është e njëjta që ishte në legjislaturë dy vjet më parë, kaloi nëpër një proces të gjatë konsultativ dhe që mori dritën jeshile nga ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë Komisionin e Venecias”, tha Shahpaska.

Kjo zgjidhje ligjore, sipas ministres, do të mundësojë përafrim të plotë me standardet ndërkombëtare, dhe qytetarët tanë do të marrin mbrojtjen e duhur ligjore.

“Krijimi i një Komisioni profesional për parandalimin e diskriminimit. Komisioni do të përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët do të përfaqësojnë përbërjen e shoqërisë në tërësi. Anëtarët e komisionit duhet të kenë minimumi 7 vjet përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, nga të cilat 5 vjet në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit. Komisioni nxjerr përfundime, rekomandon procedura për eliminimin e shkeljeve të ligjit. Ligji paraqet një proces gjyqësor për diskriminimin e interesit publik. Do të mbrojë njerëzit që janë të diskriminuar për çfarëdo arsye”, tha Shahpaska.

Deputeti i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski theksoi se do të japin mbështetje për qasje ndaj miratimit të ligjit.

Maja Moraçanin nga RDM tha se me këtë ligj mundësohet mbrojtje nga diskriminimi që është progres i të drejtave të njeriut.

Postime të ngjashme

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

Qyteti i Shkupit: VMRO-DPMNE fabrikon afera joekzistuese

R Zh

E vrisja mendjen, pse po flitet: “Vaj-vatani e mjerë mileti, në çfarë derexhe erdhi Ali Ahmeti”!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...