Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska-Mosoti: Avancimi i barazisë gjinore është I rëndësishëm

Shkup, 10 qershor 2021 – Avancimi i barazisë gjinore është veçanërisht i rëndësishëm për ne dhe në atë drejtim është përgatitja e ligjit të ri për barazinë gjinore, ka thënë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska në takimin e sotëm me drejtorin e UNFPA-së për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën, Xhon Kenedi Mosoti.

Me zgjidhjen e re ligjore, siç shpjegoi ministrja, sigurohet realizim I barazisë së plotë ligjore, forcim të pozitës dhe statusit të grave në shoqëri, si dhe qasje të barabartë në burime dhe pjesëmarrje në vendimmarrje në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Vendosen tre mekanizma të rinj – Sekretariati për barazi gjinore si organi më i lartë që do të koordinojë dhe monitorojë punën e administratës shtetërore dhe organeve të vetëqeverisjes lokale në zbatimin e ligjit, pastaj një qendër burimesh, e cila do të jetë një qendër trajnimi për nëpunësit civilë në fushën e politikëbërjes dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor dhe mekanizmi i tretë është Trupi kombëtar koordinues me të cilin do të kryesojë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Në takim u theksua se Ministria është duke punuar në përgatitjen e Strategjisë së re për Barazinë Gjinore 2021-2026, e cila synon të përmirësojë gjendjen e barazisë gjinore në përputhje me standardet, rekomandimet dhe detyrimet ndërkombëtare.
U diskutua gjithashtu promovimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, me ministren duke theksuar disa segmente të rëndësishme në të cilat Ministria ka punuar seriozisht në periudhën e kaluar.

“Para nesh është sfida për të përfunduar procesin e deinstitucionalizimit deri në vitin 2027 sipas projekteve, të gjithë përdoruesit e Entit në Demir Kapi, Entit Banja Bansko, si dhe Entit për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve në Fushë Tophanë, për t’u zhvendosur nga institucionet dhe të akomoduar në njësi më të vogla banimi, gjegjësisht forma e kujdesit për këta njerëz në jetën mbështetëse po ndryshon”, theksoi Shahpaska. fb

Postime të ngjashme

Zaev: Samit historik i NATO-s për Maqedoninë e Veriut, Ballkani të jetë rajon i paqes dhe stabilitetit

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Zekirija Haxhiu

Heqja e platformave në plazhet në Strugë: Për Merkon nuk janë ilegale, ASH-ja e quan mashtrim të qytetarëve

Bekim Laçi

Rishikimi i buxhetit, dyfish më shumë për qeverinë

Zekirija Haxhiu

4 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid

Zekirija Haxhiu

Gjykatësit me rritje të pagave prej 15% deri në vitin 2022

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...