Shahpaska në takim me drejtoreshën rajonale të UN Woman për Evropë dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir

Shkup, 16 shtator – Bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe ngritja e kapaciteteve për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor ka bërë që vendi të jetë lider në rajon sa i përket integrimit të perspektivës gjinore në planifikimin strategjik, krijimin e politikave dhe proceset e buxhetimit, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në takimin e sotëm me drejtoreshën rajonale të UN Woman për Evropën dhe Azinë Qendrore, Alia El Jasir.

 

Sipas ministres, meritë të madhe për këtë ka pikërisht bashkëpunimi shumëvjeçar me partnerin strategjik UN Woman.

Qëllimi i takimit, njoftuan nga MPPS-ja, ishte të bisedohet për përparimin e përgjithshëm të shtetit tonë në drejtim të barazisë gjinore, konkretisht për implementimin e projektit të Ministrisë për buxhetim të përgjegjshëm gjinor.

Një nga projektet mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UN Women është projekti “Avancim i institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor përmes integrimit sistematik të perspektivës gjinore në planifikimin strategjik dhe programimin e institucioneve qeveritare në Maqedoninë e Veriut”.

Siç njoftuan nga MPPS-ja, ky projekt ka dy qëllime – Forcim të kapaciteteve të nëpunësve shtetërorë në ministritë dikasteriale në mënyrë që të inkorporohet perspektiva gjinore në politikat dhe buxhetet, dhe vendosje të Qendrës së trajnimit për buxhetim të përgjegjshëm gjinor për zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të nëpunësve shtetërorë, shkëmbim të diturisë dhe shkëmbim të praktikave të mira.

“Përpjekja dhe puna e bërë në implementimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor e ka bërë vendin tuaj lider në Ballkan. Do të doja të shihja sa më shpejt të hapur Qendrën e trajnimit për buxhetimin e përgjegjshëm gjinor për shkak se me funksionimin e saj do të bëhen ndryshime të mëdha dhe do të bëhet përparim i madh në vendosjen e barazisë gjinore, në çdo fushë”, tha drejtoresha rajonale Alia El Jasir.

Në takimin, drejtoresha Alia El Jasir përshëndeti bashkëpunimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me sektorët tjerë, veçanërisht programin e riintegrimit të burgjeve, që paraqet qasje novatore që duhet ta zbatojnë vendet tjera të rajonit.

Po ashtu, MPPS-ja bashkëpunon edhe në zbatimin e projektit të UN Woman “Shërbime këshilldhënëse për përfshirjen gjinore në administratën e Maqedonisë së Veriut” qëllimi i

së cilës është të mbështesë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut në transponimin e së drejtës së BE -së për barazi gjinore.

Ky projekt është dizajnuar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin për çështjet evropiane dhe në konsultim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Siç njoftuan nga Ministria, në takimin u diskutua edhe për miratimin e Strategjisë së re kombëtare për barazi gjinore (2021-2026), Ligjin e ri për barazi gjinore, vendosjen e Qendrës së parë burimore për krijimin e politikave dhe buxhetimit të barazisë gjinore dhe forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të ministrive dikasteriale dhe agjencive shtetërore. 

Related posts

Sot në Shkup do të mbahet debati publik “Kthjellu” për propozimin e ri të Ligjit për lëndët e para minerale

N E

Sela dhe Murseli takojnë asambleistet e ASH-AAA – Tetovë: Femrat do të jenë vendimarrëse në pozitat udhëheqëse në Komunë

D V

Ja çfarë do t’ju pyesin kur të regjistroheni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More