Shahpaska në Tiranë: Përmes politikave rinore e ulëm papunësinë e të rinjve prej 43,2 në 28,3 për qind

Shkup, 8 tetor – Përmes Garancës rimore dhe politikave të tjera rinore e ulëm papunësinë tek të rinjtë prej 43,2 në 28,3 për qind, kumtoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, pagoda Shahpaska në fjalimin në Forumin e 7-të për ndërlidhje, që po mbahet në Tiranë nën moton “Së bashku ndërtojmë Ballkan më të mirë”.

Në panelin “Çka ka për të rinjtë në Planin ekonomik-investues për Ballkanin Perëndimor”, Shahpaska foli për përvojat që i ka Maqedonia e Veriut në dizajnimin dhe implementimin e politikave të kahëzuara drejt integrimit më të mirë të të rinjve në tregun e punës.

“Prej fillimit të vitit 2018, kur e filluam projektin ‘Garanca rinore” e deri më sot, në këtë program arritëm të përfshijmë 66.000 të rinj. Prej tyre, 20.750 ishin të punësuar në periudhë prej katër muajve pas regjistrimit, përderisa 3.350 ishin të përfshirë në masat aktive për punësim. Këto numra tregojnë me të vërtetë realizim të suksesshëm të ‘Garancës rinore’. Nga ana tjetër, shënojmë rritje të dukshme të papunësisë rinore, përderisa papunësia rinore nga 43,2 për qind në vitin 2015 u pakësua në 28,3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2021. Këto numra tregojnë se politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, që kanë të bëjnë me të rinjtë japin rezultate”, tha Shahpaska.

Ajo e ceki nevojën për intensifikim të bashkëpunimit rajonal në përballje me sfidat me të cilat përballen të rinjtë në të gjitha vendet në rajon, posaçërisht në pjesën e papunësisë, përfshirja dhe integrimi i qëndrueshëm në tregun e punës, ndërtimi i shkathtësive dhe përvojës adekuate.

Pjesëmarrësit në panel diskutim, siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, kërkuan nga ministrja Shahpaska të ndajë një pjesë të mësimeve të marra dhe këshillave, që vendi i ka përfituar gjatë implementimit të “Garancës rinore”. Parakusht për Garancë të suksesshme rinore, siç theksoi Shahpaska, është të rinjtë të marrin informata të sakta dhe me kohë, si dje për përfitimet që mund t’i kenë na përfshirja në këtë program.

Në panel diskutim morën pjesë përfaqësues të organizatave rinore nga Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe RIKO – Organizata rajonale rinore për bashkëpunim, të cilët e theksuan nevojën e implementimit të garancës rinore në të gjitha vendet e rajonit, por edhe nevojën të rinjtë të jenë të përfshirë në krijimin e politikave, posaçërisht në atë të cilat kanë të bëjnë me të ardhmen e tyre.

Forumi i sivjetmë në Tiranë është pjesë e kalendarit zyrtar të ngjarjeve në kuadër të Kryesimit slloven me Bashkimin Evropian. 

Related posts

Spasovski: Kohëve të fundit kemi arrestuar shumë persona të cilët kërkoheshin me fletarrest

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Bastisje në Gostivar, gjendet drogë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More