Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska: Për mbylljen e kopshteve vendosim bashkarisht me MSh dhe Qeverinë

Shkup, 19 tetor, zhurnal.mk – Që nga hapja e çerdheve 18 fëmijë dhe 55 të punësuar kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Këtë e bëri të ditur Ministria e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska. Ajo tha se si rezultat i rasteve pozitive nëpër çerdhe për momentin 309 fëmijë janë në izolim.

Numri i rasteve pozitive dy javët e fundit është rritur tha Shahpaska, me çka nga data 9 deri më datën 16, janë infektuar 6 fëmijë dhe 21 të punësuar në kopshte.

Ministrja Jagoda Shahpaska vlerëson se situata me virusin korona dhe të infektuarit nëpër kopshte është stabile. Ajo thotë se ministria e saj po e përcjellë situatën me kujdes të madh dhe vlerëson se tani për tani nuk ka nevojë për mbylljen e çerdheve.

Përndryshe vendimin nëse çerdheve duhet tu vihet çelësi Shahpaska tha se do ta merr bashkarisht me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qeverinë.

Postime të ngjashme

Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, kufizime të reja nuk do të ketë

T E

ZGJEDHJET LOKALE / “ASH” Asaf Ademi apo Arben Taravari, “BDI” Nevzat Bejta kandidat për kryetar komune Gostivar ?

Bexhet Musliu

Dimitrievski reagon ashpër ndaj Georgievskit: Propozimi i tij është nënçmues

Z H

Nesër fillon regjistrimi i të burgosurve, diplomatëve, mërgimtarëve dhe të pastrehëve

Z H

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...