Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska: Përvoja dhe aftësitë nga trajnimet e NDI-së për gratë janë të vlefshme

Shkup, 12 shkurt – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në takim pune me përfaqësuesit e Institutit Demokratik Kombëtar për Çështjet Ndërkombëtare (NDI) për vendin tonë, i cili ka për qëllim njohjen me programin e ri 32 – mujor WoMen Lead mbështetur nga Agjencia ndërkombëtare suedeze për zhvillim dhe bashkëpunim (AIDS), duke u mbështetur në ekspertizën globale dhe ekspertizën në vendin për pjesëmarrjen politike të grave.

Siç kumtoi MPPS, programi synon përforcimin e grave që të zvogëlohen pengesat individuale, socio-kulturore dhe institucionale për pjesëmarrjen e tyre politike në Maqedoninë e Veriut. Përmes këtij programi, NDI synon ta përmirësojë barazinë gjinore në partitë politike, t’i sigurojë aftësi dhe mbështetje grave kandidate për të drejtuar fushata të suksesshme dhe për të qeverisur në nivelin lokal, si dhe të zvogëlohet dhuna ndaj grave në politikë.

Ministrja Shahpaska bëri një përmbledhje për përvojë pozitive e cila falë trajnimeve nga NDI për gratë në politikë u bë në periudhën e kaluar dhe shprehu mirënjohje për përvojën dhe aftësitë e vlefshme të fituara prej tyre.

“Pas nesh është Ligji për Abortin, i cili zgjidh seriozisht çështje kryesore të grave, ratifikimi i Konventës së Stambollit, një përfitim serioz për ne si vend, Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili pas tre vitesh betejë e pa dritën e cila është një nga detyrimet nga Plani i Veprimit për zbatimin e Konventës së Stambollit, Ligjin për Mobingun, mbi të cilin po punon grupi i punës i Sektorit për mundësi të barabarta të MPPS-së, Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, ligjet kryesore mbas të cilave qëndron Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, theksoi Ministrja Shahpaska.

Ministrja Shahpaska e mirëpriti edhe përfshirjen aktive të burrave në trajnimet që do të realizohen në periudhën vijuese, si një mundësi e shkëlqyeshme për ndërtim të barazisë gjinore në shoqëri. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe përvojat e fituara që do të thellohen në të ardhmen përmes programit që do të realizohet nga NDI. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...