Shahpaska: Po bëjmë gjithçka për të lehtësuar jetën e qytetarëve

Shkup, 19 korrik – Ministria e Punës de Politikës Sociale në bashkëpunim me Bankën botërore realizoi Projekt për përmirësim të shërbimeve sociale dhe përfshin dy kompinente të rëndësishme, përkatësisht rritje të përfshirjes sociale të qytetarëve në sistemin e mbrojtjes sociale, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska gjatë pjesëmarrjes në programin e mëngjesit në Servisin nacional.

 

“Komponenti I parë është qasja më e mirë drejt kompensimeve në të holla dhe zgjerimi I dytë I qasjes dhe përmirësimi I cilësisë në sistemin për kujdes dhe edukim, përkatësisht përfshirje më e madhe e fëmijëve në edukimin parashkollor dhe ndërtim I kopshteve të reja dhe zgjerim I tyre ekzistuese të fëmijëve”, sqaroi ministrja Shahpaska.

Ajo thotë se rezultatet nga reforma sociale tregojnë se vitin e kaluar në kohë pandemie me ndryshime ligjore është rritur përfshirja e plotësisht 6500 amvisërive, përmes kritereve të lehtësuara për hyrje në sistemin e mbrojtjes sociale, si dhe shtesë e rritur e fëmijëve dhe arsimore.

Lidhur me Projektin për përmirësim të sistemit të shërbimeve sociale, Shahpaska theksoi se ai është bazuar në disa parime që paraqesin themel të reformës sociale.

Ajo theksoi se përmes decentralizimit si proces I zbritjes së shërbimeve sociale në nivel lokal, komunat janë bartëset kryesore të shërbimeve ndaj qytetarëve, me përfshirjes të sektorit qytetar. Me atë rast, e theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve më rëndë të punësueshëm të cilët janë pjesë e bashkësisë so ofrues të shërbimeve përmes këtij projekti. Njëkohësisht, zgjerohet edhe spektri I shërbimeve sociale, të cilat deri më tani asnjëherë nuk kanë qenë të kapshme për qytetarët.

“Qytetari paraqet strumbullar të reformës sociale, Gjithçka që bëjmë edhe si Qeveri edhe si Ministri është ta lehtësojmë jetën e qytetarëve”, theksoi Shahpaska.

Lidhur me konkursin publik të publikuar vitin e kaluar nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ministrja Shahpaska theksoi se në 24 komuna po realizohen 19 projekte, ndërsa prej tyre 16 janë në bazë të hartimit paraprak të nevojave në mjedisin lokal në çdo komunë.

Ajo sqaroi se projektet janë dedikuar për ndihmë dhe kujdes për persona të moshuar në shtëpi, dhe të personave në qendrat ditore. Projekti në komunat Likovë dhe Dellçevë është për mbështetje dhe rehabilitim të fëmijëve me pengesa. Bëhet fjalë për tre projekte të ndryshme për rehabilitim dhe riintegrim të personave me pengesa në mjedis lokal.

Me këtë projekt në fazën e parë shërbimet do të marrin 900 shfrytëzues në pjesën më të madhe të ndihmës dhe kujdesit në shtëpi, ndërsa rreth 300 ofrues të shërbimeve, përkatësisht kujdestarë do të angazhohen në tërë këtë system.

Related posts

Fuere: BE duhet të fillojë procedurat kundër Bullgarisë në të gjitha çështjet e korrupsionit

R Zh

Pendarovski: Obligim yni është të mundësojmë kushte që gratë dhe vajzat vetë të marrin vendime për trupin e tyre

R Zh

Deklaratë e kryeministrit Zoran Zaev (drejtpërdrejtë)

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com