Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska: Presim mbështetje për shpalljen e ditës së diel ditë jo pune

Zhurnal Ads

Shkup, 24 nëntor, zhurnal.mk – Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska ka kërkuar nga ministritë e tjera si ajo e Ekonomisë, Ministrisë për Transport dhe Lidhje si dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike që në afat prej 7 ditëve të japin draft propozime lidhur me ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, gjegjësisht rreth propozimit që dita e diel të shpallet ditë jo-pune.

Shahpaska tha se kërkojnë mbështetje nga të gjitha ministritë tjera, në lidhje me propozimin e tyre për shpalljen e ditës së diel, ditë jo pune.

“Ne si Ministri për Punë dhe Politikë Sociale i bëjmë ndryshimet sistematike, Ligji për marrëdhënie pune është ai që jep konstruksionin, që jep kahjet kryesore që e diela të jetë ditë jo pune. Nga këtu kërkojmë mbështetjen e të gjitha ministrive tjera. Për shembull Ministria e Ekonomisë ka pjesën më të madhe në rregullimin e materies, përfshi pjesën e objekteve gastronomike, turizmi, tregtia, gjithashtu edhe Ministria për Transport dhe Lidhje, ku përfshihet transporti publik, më pas rol të rëndësishëm ka edhe Ministria e Shoqërisë Informatike, e cila gjithashtu rregullon disa sfera”, tha Jagoda Shahpaska.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Për më pak se një muaj policia dënoi 14.000 shoferë

admin

Ekspertët sugjerojnë që të rritet kontrolli për importet e ushqimit

E.E.

Zoran Mileski – Kiçeec hyri në burgun në Strugë

admin

Filipçe: Mutacioni i virusit në Britani nuk luan rol në efikasitetin e vaksinës

E.E.

Bekteshi: Fillon realizimi i gjashtë masave nga Pakoja e katërt

E.E.

VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e gjithë përbërjes së KRrE

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...