Shahpaska: Shtëpitë e vogla në grupe janë konfirmim për suksesin e reformës sociale

Shkup, 30 shtator – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot vizitoi një shtëpi të vogël në grup në kuadër të institucionit “25 Maji”. Shtëpitë e tilla të vogla në grupe, sipas Shahpaskës, janë konfirmim për suksesin e reformës me të cilën tërësisht është i ndryshuar kujdesi institucional për fëmijët me probleme edukativo-sociale.

Me procesin e deinstitucionalizimit, këta fëmijë janë të akomoduar në objekte me kapacitet deri në të paktën shtatë persona, ndërsa ata me sjellje të çrreguluar janë akomoduar në objekte deri në pesë persona.

“Fëmijët që i takova sot ri-shoqërohen me sukses, studiojnë dhe shkojnë rregullisht në shkollë, ku janë të suksesshëm. Ata po përparojnë në jetë sepse tani janë në rrugën e duhur, duke krijuar hapësirë për veten e tyre në shoqëri. Në shtëpitë e grupeve të vogla, ata fitojnë zakonet e përditshme që më parë u mungonin, sepse përveç kujdesit familjar, këtu ata kanë këndin e tyre intim në të cilin realizojnë aktivitetet e tyre të përditshme, të tilla si shoqërimi me bashkëmoshatarët e tyre brenda dhe jashtë vendit. Ata kujdesen nga një ekip ekspertësh edukatorësh, psikologësh, pedagogësh, punonjësish socialë dhe edukatorë specialë, të cilët punojnë rregullisht me fëmijët 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, duke u dhënë atyre mbështetje të vazhdueshme psikologjike dhe sociale”, deklaroi Shahpaska.

Sipas saj, është shumë me rëndësi që ekipet profesionale i mësojnë fëmijët edhe në bashkësi, në ndihmë dhe mbështetje të ndërsjell.

“Procesi i deinstitucionalizimit tek fëmijët ka përfunduar, të gjithë fëmijët janë të akomoduar në një formë tjetër të kujdesit dedikar nevojave të tyre. Vazhdojmë me procesin tek shfrytëzuesit tjerë në Entin special ‘Dimitar Kapi’, Enti për mbrojtje dhe rehabilitim Banja Bansko dhe Enti për rehabilitim të fëmijëve dhe rinisë ‘Fushë Tophanë’.

Çdo qytetar meriton kushte për jetë dinjitoze dhe mbështetje në funksionin e tij të përditshëm dhe jetesës”, tha Shahpaska.

Në takimin me fëmijët në shtëpinë e vogël në grup, siç kumtoi MPPS, ka marrë pjesë edhe një përfaqësues i MPB-së, e cila si institucion ka rëndësi në risocializimin e fëmijëve. 

Related posts

ESHS: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal, qytetarët kanë besim te regjistruesit

D V

Teuta Arifi: 10 milion denarë për rikonstruimin e Gjimnazit të Tetovës!

R Zh

Analizë/ Boris Georgievski rrugën për në Straçincë e di vetëm për zgjedhje ndërsa fshati nuk ka as ujë të pijshëm

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More