Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shahpaska takon përfaqësues të Shoqatës së prindërve të fëmijëve me paralizë cerebrale

Shkup, 27 janar – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska u takua sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Paralizë Cerebrale nga Shkupi, ku u bisedua për rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve sociale në nivel lokal, në mënyrë që t’i bëjë ato më të arritshme për njerëzit të cilët kanë nevojë.

“Kujdesi për të gjithë qytetarët është përparësia jonë. Një pjesë e reformës sociale që po e zbatojmë në periudhën e kaluar është edhe sigurimi i mbështetjes për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për të dhe përfshirja e tyre në aktivitete jashtë shtëpisë, siç janë Qendrat e Kujdesit Ditor. Në atë mënyrë, e rrisim përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në komunitet”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo vuri në dukje se ulja e kufirit të moshës nga 18 në 6 vjeç për fëmijët me aftësi të kufizuara për asistentët personalë është një tjetër angazhim i Qeverisë dhe Ministrisë si kompetente, e cila si shërbim social së shpejti do të jetë në dispozicion për ata që kanë nevojë për të. Në këtë mënyrë, sipas saj, krijohen vende të reja të punës, por në të njëjtën kohë mundëson ndërrim të prindit ose anëtarit të familjes në kujdesin e tij.

Bashkëbiseduesit ranë dakord që bashkëpunimi dhe mbështetja do të vazhdojë edhe më tej, në mënyrë që të sigurojë kushte dhe mundësi më të mira për personat me aftësi të kufizuara si një pjesë integrale e komunitetit, e shoqërisë.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...