Maqedoni

Shahpaska: Vitin e ardhshëm ligj të ri për marrëdhënie pune

Zhurnal Ads

Shkup, 20 shtator – Ligj të ri për marrëdhënie pune i cili pritet të miratohet vitin e ardhshëm, fond të qëndrueshëm pensional dhe rritje të pagës minimale dhe të pensioneve, premtoi sot ministrja e re e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska.

Një pjesë e mandatit të saj katërvjeçar do të jetë edhe ndërtimi i kopshteve të reja dhe zgjerimi i kapaciteteve ekzistuese, mbrojtje dhe mbështetje të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve, vazhdimin e reformës sociale dhe të decentralizimit të shërbimeve sociale në nivel lokal, si dhe uljen e varfërisë së fëmijëve.

Duke i prezantuar qëllimet që do t’i realizojë gjatë mandatit të saj si ministre, Shahpaska sot në konferencë për shtyp në Qeveri tha se për atë letra e mandatit që ia ka dorëzuar kryeministri, do të thotë të ndërmarrësh një obligim për punë të ndershme, me përgjegjësi dhe transparente në shërbim të qytetarëve.

Ligji për marrëdhënie pune tha se do të miratohet pas debatit të gjerë, gjithëpërfshirës me të gjitha palët e prekura. Në të qartë do të definohen puna sezonale, organizimi sindikal dhe puna nga distanca e cila u imponua si trend i ri me pandeminë e Kovid-19.

“Ligji aktual është miratuar në vitin 2005 dhe sipas njohurive deri te të cilat erdha nga kontaktet me sektorin e punës deri tani ka pësuar 24 ndryshime që do të thotë se tashmë ka ardhur periudha kur duhet të miratojmë ligj të ri për marrëdhënie pune i cili do ta pasqyrojë gjendjen e kohës bashkëkohore. Tashmë të mërkurën e caktova seancën e parë të grupit punues i cili ka punuar në ndryshimet e Ligjit në mandatin e ministrave të mëparshëm dhe fillojmë të punojmë në këtë ligj”, tha Shahpaska.

Fillimi i mandatit të saj, siç theksoi, mes tjerash është përkushtuar edhe në qëndrimin e sigurt të fëmijëve në kopshte për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Kryesore në agjendën e saj, siç tha, është edhe barazia gjinore, ndërsa ligji për parandalim të diskriminimit është në procedurë kuvendore.

Postime të ngjashme

Mirçe Axhioski zë vendin e Durlovskit në Parlament

admin

Qeveria emëron drejtor dhe zëvendës të rinjë, ja emrat

admin

LSDM: Protestat e VMRO me vetura luksoze

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...