Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Shala bën thirrje për durim: Vetëm të bashkuar mund të bëjmë gjëra të mëdha

Herolind Shala u ka bërë thirrje tifozëve të Kosovës të kenë durim, duke thënë se gjërat e mira vijnë ngadalë dhe se gjërat e mëdha arrihen vetëm duke qenë të bashkuar, pas barazimit të Kosovës pa gola kundër Greqisë në Ligën e Kombeve.

Aro Muric ishte heroi i Kosovës duke bërë disa pritje dhe në veçanti penalltinë e Anastasios Bakasetas në pjesën e parë, duke ia siguruar kombëtares së vet një pikë në Athinë të mërkurën, raporton Gazeta Express.

Verdhekaltrit kanë mundur ta fitonin takimin me pak fat, sikur goditja e Leart Paqaradës të mos spastrohej nga vija e portës nga mbrojtësi grek.

Kosova vinte në këtë takim në krizë të thellë rezultatesh dhe pasi ishte mposhtur në Prishtinë nga Greqia në ndeshjen e parë mes vete në shtator.

Forma e dobët dhe humbja e mundësinë historike për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020 pas humbjes kundër Maqedonisë së Veriut bëri që lojtarët e kombëtares të kritikohesh tej mase në vend.

Por, përkundër 9 mungesave të mëdha, reagimi i skuadrës së Bernard Challandes ishte i mrekullueshëm në ndeshjen e së mërkurës.

Shala – i cili në mungesë të Amir Rrahmanit dhe Samir Ujkanit ishte kapiten i dardanëve – i ka falënderuar tifozët për përkrahjen dhe u ka bërë thirrje të kenë durim.

“Gjërat e mira vijnë ngadalë, vetëm të bashkuar mund të bëjmë gjëra të mëdha. Faleminderit për mbështetjen e madhe. Ne jemi KOSOVA❤”, shkroi Shala në Instagram.

Në katër ndeshje deri tani në Grupin 3 të Ligës C, Kosova i ka dy barazime dhe dy humbje, pa asnjë mundësi për ta fituar grupin dhe për ta siguruar promovimin në Ligën B.

Kosova renditet në pozitën e tretë me dy pikë, tetë më pak se lideri Sllovenia dhe një më shumë se vendi i fundit, Moldavia.

Verdhekaltrit do t’i kenë edhe dy ndeshje në nëntor për ta mbyllur edicionin e dytë të garës së UEFA-s, kundër Sllovenisë në udhëtim dhe kundër Moldavisë në Prishtinë, me synim për t’iu shmangur rënies në Ligën D.

Postime të ngjashme

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

Liverpooli thyen rekordin historik: 5 humbje radhazi në shtëpi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...