Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, tani avokati Hasan Shala, tha se i vetmi institucion që po e mban nën kontroll qeverinë Kurti është Gjykata Kushtetuese.
Ai përmendi faktin se më 1 janar i skadon mandati një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.
“Prandaj, prej 1 janarit nëse nuk kemi parlament të konstituuar në kuptimin formal që zhvillon detyrat e veta, atëherë kemi bllokadën e Gjykatës Kushtetuese dhe atëherë do të zgjasë, sepse atëherë vjen kriza për president. Derisa të bëhen zgjedhjet, shkon deri në qershor dhe nuk do të kemi qeveri”, tha ai në rtv21.
