Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shala: Marrëveshja e Uashingtonit është në të mirë të zgjidhjes së çështjes së të zhdukurve

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal-ks – Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se marrëveshjen e arritur në Uashington e shohin si një mundësi të mirë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshje, e cila tha se pastaj duhet të pasohet me marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve.

Ai tha se pikat e marrëveshjes së Uashingtonit nuk duhet të trajtohen si të veçanta, për çka tha se në pikën ku flitet për të zhdukurit, të dy palët zotohen që të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur.

“Besoj që kjo marrëveshje në Uashington dhe garantimi i SHBA-së për zbatimin e kësaj pike besoj që është mirë që qytetarët e Republikës së Kosovës, është në të mirë të zgjidhjes së kësaj çështje jashtëzakonisht të ndjeshme për të gjithë neve. Ne jemi të bindur që edhe me ndihmën e SHBA-ve, po edhe të shteteve tjera do të arrijmë sa më shpejtë ta zgjidhim edhe këtë çështje… Unë kërkoj nga të gjithë ju që është momenti i fundit që gjithë Kosova, të gjitha subjektet politike të flasim me një zë dhe të jemi me një qëndrim për zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj çështje”, tha ai.

Postime të ngjashme

Keqpërdorim të pozitës zyrtare, aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të komunës së Prizrenit

Bekim Laçi

BE dhe SHBA-të intensifikojnë bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor

Bekim Laçi

Von Cramon: Shpresoj Kurti të dëshmojë që e kupton rëndësinë e dialogut

Bekim Laçi

“Marrëveshja Kosovë – Serbi arrihet brenda disa muajsh”

Bekim Laçi

​Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve në Hagë

Bekim Laçi

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...