Agjencia Zhurnal.mk

Shala: Partitë mund ta miratojnë buxhetin edhe nëse s’ka Qeveri deri në Mars

Prishtinë, 13 janar – Zhurnal.mk – Tentativat për arritjen e koalicionit qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë dështuar për disa herë me radhë.Edhe takimet e fundit nuk sollën ndonjë risi në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.Megjithëse kanë kaluar 3 muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, Qeveria duket ende larg për tu formuar.

Analisti politik Krenar Shala në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se qytetarëve nuk ju intereson ndarja e posteve por ju intereson që vullneti i tyre të jetësohet në përputhje me rezultatin zgjedhor.“Mendoj që më shumë se çështja e posteve sesi mendojnë ti ndajnë partitë që po synojnë bashkëpunim për arritjen e koalicionit, qytetarëve ju intereson që vullneti i tyre të jetësohet në përputhje me rezultatin zgjedhor, dhe kështu të filloi puna në zbatimin e politikave me të cilat këto dy parti janë zotuar”.Shala dha dhe një informacion tjetër që mund ti qetësojë disi qytetarët që kishin frikë nga një krizë e mundshme financiare në rast të mosformimit të institucioneve.

Ai shtoi tutje se partitë mund ta miratojnë buxhetin edhe nëse deri atëherë nuk është formuar Qeveria e Re.“Tashmë që Kuvendi ka mbajtuar seancën themeluese dhe duke e parur parasysh që Qeveria në dorëheqje e ka miratuar draftin e buxhetit për këtë vit, atëherë mendoj që nuk duhet të shqetësohemi sepse partitë në Kuvend mund ta miratojnë atë njëzëri nëse deri atëherë nuk formohet Qeveria e re”

Kujtojmë se çështja e Kryeparlamentarit është një ndër pikat kyqe që po pengon arritjen e marrëveshjes pasi LDK-ja kërkon që marrëveshja të kthehet sërish në pikën zero.Por ishte deputetja e VV-së Albulena Haxhiu që deklaroi sot se çështja e Kryetarit të Kuvendit është punë e kryer dhe nuk ka kthim prapa.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...