Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Shala: Skandaloz vendimi i Qeverisë për zgjatjen e pushimit dimëror për nxënësit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka kritikuar organizimin “e dobët” të procesit arsimor nga Qeveria. Ai është shprehur i pakënaqur me situatën aktuale të arsimit në vend dhe sipas tij “neglizhencën” që po tregohet.

“E pyetja që sot e shtrojmë nga kjo konferencë, edhe unë si prind, por edhe shumë familje e prindër kudo në Kosovës është: Çfarë po ndodh me shkollimin e fëmijëve tanë gjatë kohës së pandemisë? A di kush nëse Qeveria ka një plan për ruajtjen e cilësisë dhe të shtrirë në një plan kohor më afatgjatë dhe të mirëmenduar? Fatkeqësisht, deri më tani nuk ka ndodhur as njëra e as tjetra. Shohim vetëm improvizim, por jo plan të menduar mirë”, ka deklaruar Shala para mediave.

Sipas tij, vendimi i Ministrisë së Arsimit për të zgjatur pushimin dimëror për nxënësit është skandaloz dhe me këto veprime po rrezikohet e ardhmja e fëmijëve.

“Qeveria e Kosovës është në gjumë ose më mirë të thuhet e paaftë sa i përket organizimit të procesit mësimor në kohë pandemie. Madje që është edhe më keq – nuk ka arritur ta implementojë as gjysmën e planit të propozuar vetë për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie”, theksoi ai.

Sipas Shalës, disa nga problemet e shumta që e kanë karakterizuar procesin mësimor janë:

• MASHT-i është zotuar se do të gjejë zgjidhje për 300 mësimdhënësit me sëmundje të rënda dhe kronike, mirëpo drejtoritë komunale arsimore në komuna nuk po e zbatojnë këtë!

• Vendimet e reja të masave anti-COVId i ndalojnë mësimdhënësit e moshës përmbi 60-vjeçare që të shkojnë në shkolla për të mbajtur mësim. E pikërisht këtyre personave nuk u është ofruar ndonjë trajnim për procesin e mësimit online. Trajnimet për teknologjitë me të cilat implementohet mësimi online pothuajse nuk kanë ekzistuar fare;

• Te procesi i mësimit fizik në shkolla orët mbahen nga 30 min. dhe kjo natyrisht do të ndikojë në rezultatet e nxënies së mësimit e qe përkthyer në numra i bie që për një javë secila klasë i ka diku 400 minuta më pak mësim. Pra, një orë mësimore në ditë më pak është baras me 33% të mësimit të humbur;

• Si rezultat i legjislacionit dhe procedurave burokratike, drejtoritë komunale të arsimit nuk kanë arritur t’i furnizojnë shkollat me maska, dezinfektues dhe mjete të tjera mbrojtëse. Krejt kjo është lënë në mëshirën e donatorëve, ku dihet se nuk është mbuluar i tërë territori i Kosovës. Pra, Qeveria ka dështuar të sigurojë mjetet më bazike – maska për mësimdhënësit dhe nxënësit.

• Mungesa e librave për nxënësit këtë vit ka qenë më e madhe për shkak të krizës ekonomike që i ka kapluar familjet në Kosovës si rezultat i pandemisë;

• Ka raste kur inspektorët shkojnë vazhdimisht në institucione shkollore dhe merren vetëm me pjesën formale të kontrollit dhe zhvillimi i procesit mësimor është pa mbikëqyrje fare!

Shala ka propozuar një sërë pikash për Qeverinë, të cilat duhet të implementohen menjëherë, duke nisur nga vendosja urgjente e mekanizmave konkretë për sigurimin e cilësisë në kohë pandemie;

– Planin nacional për digjitalizimin e shkollave, duke përfshirë edhe literaturën dhe modelin e mësimdhënies në këtë formë, si dhe pajisjen e të gjithë nxënësve (330,000 në total) dhe 23,000 mësimdhënësve me laptopë e jo me tabletë, siç po flitet tani;

– Të vendosin urgjentisht mekanizma konkretë për sigurimin e cilësisë në kohë pandemie;

– Përgatitjen e protokolleve për modelet e mësimdhënies në kushtet te pandemisë, dhe

– Përgatitjen e manualeve për procesin mësimor për Mësimdhënës, Nxënës dhe Prindër në këto kushte pandemie.

Sipas Shalës, këto pika duhet të përfillen sa më parë, në të kundërtën “ne do të pësojmë goditjen më të madhe në Arsim që nga lufta, duke goditur jashtëzakonisht shumë gjeneratat aktuale të nxënësve, pasojat të cilat ata do t’i vuajnë gjatë gjithë jetës së tyre”.

Postime të ngjashme

Emrat – Listat e plota për betejën e 25 prillit

S.B.

I përfshihet emri në listën e PD, reagon ish-nënkryetari i bashkisë Shkodër: Nuk kam firmosur asgjë!

S.B.

VOA: Ndryshime dhe të papritura në listat e kandidatëve të PS e PD

S.B.

Edhe në pandemi, shqiptarët të dytët në botë për azil në BE, në raport me popullsinë, për 2020-n

S.B.

Ori Nebiaj kandidate për deputete në listat e PD

T E

Berisha: Nga listat e PD-së pres fitoren e thellë të zgjedhjeve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...