Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Shala: S’mund t’i ofronim më shumë Vjosa Osmanit se kandidate për kryeministre

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka komentuar edhe bashkëpunimin dhe marrëveshjen e liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ai në Rubikon tha që kjo është çështje e vullnetit, derisa foli edhe për përjashtimin e Osmanit nga LDK, transmeton Indeksonline.

“Është çështje e vullnetit të tyre, janë bashkë në një listë, s’kam ndonjë koment tjetër, çështje e vullnetit, por edhe e zgjedhjeve personale.

Vjosa e ka parë të pamundur, do të duhej ta spjegonte ajo pse s’është në listën e LDK-së. Për shkak se Vjosa fillimisht kundërshtonte vendimet e LDK-së, pastaj u kthye në një kundërshtare të qeverisë së LDK-së dhe më pas të LDK-së.

Vjosa sot është kundërshtare politike, në kuptimin personal jemi si gjithmonë. Do të ishte sërish kandidatë për kryeministre. Kam bisedu me të vazhdimisht, ne jemi aty, Vjosa u largua. Një hapësirë politike s’mund të jap hapësirë më të madhe se të kandidojë për kryeministre.

A mund të punojë kundër partisë një nënkryetar i partisë? Nuk e ka kap asnjë spjegim logjik, në atë rrafsh nëse s’respektojnë shumicën, e pamundur të punojmë bashkë”, tha Shala.

Ai foli edhe për prishjen e koalicionit me VV-në, duke thënë se gjithçka nisi me lirimin nga detyra të Agim Veliut.

“Kurti, liroj nga detyra ministrin e Brendshëm, në kundërshtim me marrëveshjen dhe atë ditë, ajo qeveri ra për këtë arsye, por kishte edhe çështje shumë më të rëndësishme. Kishte të bënte me raportet me ShBA-të dhe ne kishim qëndrime të tjera dhe pretendime të tjera”.

Postime të ngjashme

​Hoti premton pagesë shtesë për zyrtarët e Shërbimit Korrektues, pezullohet protesta

S.B.

Lajçak: Kurti e di mirë se çfarë pritet prej tij, deklaratat s’duhet t’i dramatizohen

S.B.

​Vijon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

S.B.

Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve: Jemi duke pritur pagën e janarit

S.B.

Rritja e rasteve me koronavirus, Komuna e Gjilanit ka një apel për qytetarët e saj

S.B.

KMDLNj: Politikanët, shoqëria civile duhet ta refuzojnë takimin me Lajçakun, ai duhet të pritej me protesta

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...