Kuriozitete

Shanin vizitorët në kor, merret masa ndaj 5 papagajve

Zhurnal Ads

Autoritetet në një kopsht zoologjik në Lincolnshire, Angli, vendosën të ndanin 5 papagaj, pasi kishin mësuar fjalë fyese dhe shanin vizitorët.

Papagajtë Billy, Eric, Tyson, Jade dhe Elsie iu bashkuan kolonisë prej 200 papagajsh gri në “Qendrën e Jetës së Egër” në Lincolnshire në muajin gusht dhe shumë shpejt mësuan të shanin me fjalë të pista.

Drejtori i qendrës, Steve Nichols deklaroi për “Daily Mail” se punonjësit e vunë re shumë shpejt se papagajtë kishin nisur të thoshin fjalë të pista. “Megjithatë nuk kishim parë që të shanin 5 zogj në të njëjtën kohë”, tha ai, përcjell A2News.

Sipas tij, për papagajtë nuk ishte ankuar askush prej vizitorëve, por ata morën masa t’i ndanin e t’i vendosnin në cepa të ndryshëm të kopshtit që sharjet e tyre në kor të mos dëgjoheshin nga fëmijët.

Parku i Lincolnshire është shtëpia dhe e një papagalli tjetër të quajtur Chico, i cili u bë i famshëm një muaj më parë pasi këndoi këngën e njohur të Beyonce “If I Were a boy”.

Postime të ngjashme

A mund ta gjeni numrin e kthyer mbrapsht në mesin e shumë numrave të tjerë ?

admin

Qeni mbron vogëlushen që po i bërtiste e ëma

admin

Gruaja me gojën “më të madhe në botë” fiton 15,000 dollarë për çdo video që publikon në rrjete sociale

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...