Shantazhoi kunatën me videot +18/ Çfarë vendosi gjykata për ish-futbollistin

nga Xh M

Gjyqi më i bujshëm në Korenë e Jugut ka marrë fund dhe futbollisti i kombëtares së këtij vendi, Huang Ui-jo, mund të marrë frymë lirisht pasi ia ka hedhur paq pas skandalit të videove të filmuara fshehurazi duke bërë seks.

Ui-jo, i cili deri një sezon më parë ka qenë pjesë e klubit të Notingem Forest në Angli dhe tashmë është pjesë e Alaniaspor në Turqi, u denoncua nga dy gra, të cilat kishin zbuluar se ai i kishte filmuar fshehurazi teksa kryente seks me ta gjatë lidhjeve që kishte pasur. Provat u bënë publike rastësisht dhe përfunduan në duart e hetuesve për shkak të një denoncimi të bërë nga vetë lojtari.

Kunata e tij kishte kopje të këtyre videove që i kishte marrë pikërisht nga celulari i Ui-jo dhe i bënte shantazh duke kërkuar para, teksa postoi pjesë të tyre në rrjetet sociale. Ai e denoncoi në polici, por në këtë mënyrë vërtetoi se çfarë kishte bërë në mënyrë të paligjshme, pasi videot ishin regjistruar pa lejen e partnereve.

Prokuroria kërkoi 4 vite burg për futbollistin 32-vjeçar i cili ka luajtur 62 ndeshje me Korenë e Jugut, por gjykata vendosi që ta linte të lirë “në provë” me një paralajmërim dhe një gjobë. Ndërkohë, si për ironi të fatit, kunata e tij është dënuar me tre vite burg për shantazh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More