Shaqir Fetahu po tenton të shtrijë ndikim, por po harron se nuk bënë me i “rras hundët” ku nuk i ka punët!

nga I.A

Shkup, 13 korrik – Shaqir Fetahu emër tashmë i njohur për publikun por jo për punët që bënë por punët që nuk duhet t’i bëjë. Emri i tij mori jehonë gjatë fushatës zgjedhore ku dyshohej se bashkëpunëtori i tij i afërt ka blerë vota për një parti politike(koalicion partiak). Ai shpesh herë është parë i afërt me politikanë të caktuar pra i ka për qejfi vetëm ata që janë në pushtet. Dhe, nuk mban justifikimi se është çështje institucionale se takimet e tij janë vetëm me politikanë të selektuar. Fetai ka tentuar të reflektojë autoritet duke qenë i afërt me eksponentë të caktuar politikë por pastaj këtë favor është dashur ta kthejë në forma tjera. Megjithatë, tani më është i pakuptimitë tentimi për shtrirje të ndikimit në Fakultetin e Shkencave Islame. Kur në arsim dëgjohen thirrje të tilla “njeri im e njeri yt” aty vetëm cilësi nuk mund të ketë. Prandaj, ndokush duhet t’i tregojë Shaqir Fetahut që nuk bënë me i “rras hundët” aty ku nuk i ke punët, shkruan Zhurnal.

Shaqir Fetahu përzihet edhe në Fakultetin e Shkencave Islame –

Tentimi për përfshirje të Fetahut në procedurat për përzgjedhjen e dekanit në Fakultetin e Shkencave Islame nuk ka kaluar në heshtje dhe kjo është për çdo respekt. Sepse, çdo parregullsi që kalon në heshtje është shenjë inkurajuese që parregullsitë tjera të përsëriten.

Prandaj, reagimi i dekanit të FSHI, Shaban Sulejmani, është me vend dhe i qëlluar, sepse vetëm duke reaguar në këtë formë ngritet vetëdija kolektive dhe ulet mendjemadhësia e çiftit të Shaqir Fetahut. Në rast të heshtjes kur shihen parregullsi është miratim pa vetëdije i asaj parregullsie, dhe është inkurajim vazhdues për tu përsëritur parregullsitë e tilla.

Kjo nuk është hera e parë që Shaqir Fetahu përzihet edhe aty ku nuk i takon, rast eklatant ka qenë periudha parazgjedhore e sidomos ajo gjatë fushatës ku njeri i tij më i afërt u kap nga policia si i dyshuar për blerje votash për Frontin Evropian. Ky veprim i tij ishte sulm direkt i dinjitetit të profesionit të hoxhës. 

“Shaqir ef. Fetahu, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka ndërhy dhe ndikuar ndjeshëm në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup. Ka dyshime të bazuara se ai ka përdorur ndikimin e tij për të ndërhyrë në procese të ndryshme brenda fakultetit, përfshirë së fundmi në procesin e zgjedhjes së Dekanit dhe çështje të tjera administrative dhe procedurale. Një nga çështjet kryesore të ngritura është ndikimi i Fetahut përmes disa profesorëve të FShI- Shkup, disa prej të cilëve, siç thuhet se ka dyshime të bazuara për kryerje të veprave penale. Këto dyshime përfshijnë abuzimin e detyrës zyrtare dhe ndikimin e padrejtë në vendimet e fakultetit. Profesorët e përfshirë, që kanë lidhje të ngushta me Fetahun, kanë qenë nën hetim për veprimet e tyre, të cilat kanë ndikuar në disa sfera”, ka shkruar Shaban Sulejmani, dekan i FSHI.

Më tutje Shabani ka sqaruar në reagimin e tij se ndërhyrja e Fetahut ka të bëjë me ndikimin e tij shtrirë në profesorët që kanë pasur të drejtë vote, gjë që pastaj ka krijuar tensione përbrenda këtij Fakulteti.

“Ka dyshime se ef. Fetahu ka ushtruar presion mbi disa anëtarë të Këshillit Mesimoro Shkencorë që disa pikërisht janë nën ndikimin e tij, janë njëherë anëtarë të komsionit zgjedhorë, për të votuar për kandidatin e tij të preferuar. Ky presion ka përfshirë kërcënime të mundshme dhe premtime për favore të ardhshme. Kandidati i preferuar i ef. Fetahut është favorizuar gjatë procesit të zgjedhjes, duke marrë mbështetje të padrejtë dhe të pabazuar nga disa anëtarë të KMSH të FSHI-Shkup. Duhet të kërkohet hetime të pavarura për të shqyrtuar ndikimin dhe ndërhyrjet e Fetahut dhe të profesorëve të përfshirë në këtë proces. Këto hetime duhet të synojnë të zbardhin të gjitha situatat e konsideruara sibtë dyshimta dhe të marrin masa të nevojshme ligjore” ka shtuar Fetahu.

Ai gjithashtu ka sqaruar për opinionin publik se kjo ndërhyrje e Fetahut në këtë proces të brendshëm në Fakultet paraqet problem dhe shqetësim serioz. Ai madje bën apel për hetim të detajuar për këtë ndërhyrje të paligjshme e qëllimshme dhe një anshme.

“Duhet theksuar se ndikimi dhe ndërhyrja e Shaqir ef. Fetahut në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup përbëjnë një problem serioz që kërkon veprime të menjëhershme për të siguruar një mjedis të drejtë dhe transparent akademik. Hetimet dhe veprimet ligjore janë të nevojshme për të zbuluar dhe ndëshkuar shkeljet e mundshme që institucioni akademike të jetë jasht ndikimit të Shaqir ef. Ftahut dhe çdokujt tjetër. Fakulteti duhet të përqendrohet në ruajtjen e integritetit dhe pavarësisë së tij, duke garantuar se të gjitha procedurat kryhen në mënyrë të drejtë dhe të pandikuar”, ka përfunduar Sulejmani, dekan në Fakultetin e Shkencave Islame.

Kur kreu i BFI-së “pasurinë e pushtetin e njeh për Zot” ndodhin keqpërdorime të imamëve dhe ndërhyrje të tilla–

Predikuesit fetar në vend se të jenë shembuj edhe për qytetarët e besimeve tjera shndërrohen në vegla të Fetahut, mbase imami i Komunës së Çashkës që ishte kapur në flagrancë dhe është nën dyshime se ka tentuar të vlejë vota mund të jetë edhe i kërcënuar nga Fetahu që ta kryejë këtë shërbim.

Por, mbi të gjitha dinjiteti personal e profesional duhet të jenë mbi të gjitha, këta po bëhen shembuj por shembuj më të këqij të mundshëm që mund të ekzistojnë. Ofendim dhe fyerje e rëndë është për të gjithë besimtarët e komunitetit islam që një predikues fetar dyshohet se është manipuluar nga kreu i BFI-së dhe aktivizohet në mënyrë direkte në zgjedhje dhe bënë veprim të jashtëligjshëm.

Qytetarët edhe institucionet njëherë e përgjithmonë duhet të ngrisin zërin kundër kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu, i cili po e keqpërdor pozitën e tij dhe po e denigron misionin e të qenit shërbyes fetar. Pra, logjika e Shaqit Fetahut po shndërron shërbyesin fetar në shërbyes partiak. Kështu nuk bën, kështu nuk shkon. Kjo aventurë e Fetahut duhet të marr fund njëherë e përgjithmonë.

Mbase, Fetahu këto ditë po i shijon dhe po i përjeton mirë por përfundimi i tij do të jetë fat për të dhe rrethin e tij. Sepse, është një virus që infekton këdo me kë rri. Prandaj, kur virusi Corona që mori milion jetë njerëzish mori fund edhe ky virus që në emër të fesë keqpërdor pozitën e tij do të marr fund. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More