“Seç ju këputën telat, sot kangës dibrane”, janë disa nga vargjet që i këndojnë dy artistët e mëdhenj Shaqir Cërvadiku e Mahmut Ferati kolegut të tyre rapsod Sherif Dervishi. Ai ishte një ndër artistët më të mirë të Dibrës, me një repertoar prej qindra këngësh të pasura me laramani folklorike e popullore. Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta, dy artistët tanë, bashkë me bashkëpunëtorët e të ndjerit, Vesel e Ylli Shehu, bashkuan mendimet për t’i kushtuar këngë mallit dhe figurës së artistit popullor, Sherif Dervishi. Askush më mirë se Milaim Islami nuk do t’jua dinte dhembjen dhe shijen dy artistëve për kolegun e tyre, ndaj teksti iu besua atij, për t’u shkrirë në zërin mjeshtëror të dy ikonave popullore. Kënga, si zjarr i shpirtit, buçoi në zemrat tona për t’i thënë Sherif Dervishit se nuk do ta harrojë historia e këngës së bukur shqipe dhe të gjithë ne që e njohëm. Muzika u realizua nga vetë artistët këngëtarë, orkestrimi nga EthnoMusic, ndërsa videoklipi nga RedMedia. Për ndryshe, në hapat e të atit, trashëgimtar do të jetë i biri, Fatjon Dervishi. /Arsim Kolari/