Agjencia Zhurnal.mk.

Shaqiri: Kyçja në platformën e interoperabilitetit është domosdoshmëri për secilin institucion

Shkup, 28 korrik – Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, gjatë ditës së sotme, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Abdush Demiri.

Gjatë takimit, ministri Shaqiri i dorëzoi drejtorit Demiri vëretimet për integrimin APRMV-së me sistemin e Regjistrit qendror të popullsisë. Tashmë ky institucion do të ketë qasje direkte në të dhënat e regjistrit qëndror të popullsisë.

Me kyçjen në platformën e interoperabilitetit, institucionet do të mund të përpunojnë dhe shkëmbejnë të dhëna me njera-tjetrën dhe si rrjedhojë kjo përkthehet në shërbim më të shpejtë dhe më cilësor për qytetarin.

“Me qëllim rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore, iu bëj thirrje të gjitha institucioneve në vend që të marrin iniciativën për t’u kyçur në sistemin e interoperabilitetit për një periudhë te shpejtë kohore”, theksoi ministri Shaqiri.

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy