Shkup, 28 gusht – Pas pranimit të komenteve dhe sugjerimeve nga debati për Strategjinë nacionale të TIK-ut, është duke përgatitur informacioni për seancën e ardhshme qeveritare, njoftoi ministri Shaqiri, sipas të cilit e ardhmja e shoqërisë sonë është e lidhur ngushtë me teknologjinë.
“Paralelisht me procesin e digjitalizimit, ne kujdesemi edhe për sigurinë kibernetike”, tha Shaqiri.
Ministri Shaqiri njëherit theksoi se do të fuqizohet roli i Qendrës për ndjekje dhe raportim të incidenteve kompjuterike, si pjesë e Agjencisë digjitale, e cila themelohet me anë të propozim ligjit të përgatitur nga MSHIA.
“Kjo Qendër do të jetë si koordinatore e gjithë Qendrave tjera lokale dhe do të funksionojë në kuadër të institucioneve të tjera kyçe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vlen të theksohet se në bashkëpunim me Ministrinë e arsimit dhe shkencës jemi duke përgatitur draft projektin i cili do të ketë për qëllim ruajtjen e higjienës dhe vigjilencës kibernetike dhe mbrojtjen e nxënësve dhe fëmijëve nga sulmet kibernetike”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.