Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Shaqiri: Sipas Indeksit nacional për siguri kibernetike, RMV shënon një ngjitje të dukshme prej 20 vendesh

Shkup, 6 prill, Zhurnal.mk – Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri bënë të ditur se sipas indeksit nacional për siguri kibernetike të cilin e shpall Akademia estoneze për e-qeverisje, Republika e Maqedonisë së Veriut në dy vitet e fundit shënon një ngjitje të dukshme prej 20 vendesh, përcjell zhurnal.mk

“Ky indeks e mat nivelin e sigurisë kibernetike në secilin shtet, gatishmërinë për luftë ndaj sulmeve dhe krimeve kibernetike dhe identifikon politikat kryesore në të cilat duhet vepruar për përmirësim të gjendjes. Ndjekja dhe matja e vendeve bëhet në bazë të këtyre indikatorëve: zhvillim i politikave për siguri kibernetike, analizë dhe informim për kërcënimet kibernetike, arsimim dhe zhvillim profesional, kontribut ndaj sigurisë kibernetike globale; mbrojtje e vazhdueshme e shërbimeve digjitale, mbrojtje të shërbimeve bazë, e-identifikim dhe shërbime të besueshme, ruajtje e të dhënave personale; përgjigje ndaj incidenteve kibernetike, menaxhim me krizat kibernetike, lufta kundër krimit kibernetik, operacione kibernetike lufte.

Në këtë kontekst, vendi ynë në vitet e mëparshme gjendej mes vendit të 70-ë dhe 60-ë në ranglistën globale, dy raportet e fundit të këtij viti tregojnë ngjitjen në vendin e 45-ë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka shënohet një arritje e madhe në këtë fushë.

Sipas Indeksit, përsa i përket rajonit, për momentin Republika e Maqedonisë së Veriut radhitet në më lartë se Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Në rezultatet e hulumtimit të fundit, të shpallura në shkurt të vitit 2021 shihet se Republika e Maqedonisë së Veriut ka treguar gatishmëri më të lartë në fusha të lidhura me ruajtjen e të dhënave personale, të ligjvënies dhe të njësive policore për ruajtje nga krimi kibernetik.” bënë të ditur Shaqiri.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...