Shaqiri: VLEN e pranon propozimin për vetting, të fillojë nga Ali Ahmeti! Ja çka thotë Blerim Bexheti!

Shaqiri: VLEN e pranon propozimin për vetting, të fillojë nga Ali Ahmeti! Ja çka thotë Blerim Bexheti!

nga I Z

Shkup, 03 tetor – Kërkesa e Ali Ahmetit për veting është e pranueshme për koalicionin VLEN, megjithatë deputeti i këtij koalicioni, Rijad Shaqiri ka kërkuar që vetingu të fillohet nga vet propozuesi, Ali Ahmeti.

Në një deklaratë për Klan Maqedoni, deputeti i ASH-së që bën pjesë në VLEN, ka komentuar edhe deklaratat e Ziadin Selës për Bashkim.

“Dua të theksoj se dje kishte një shfaqje nga ana e Frontit Europian me aktorët e njëjtë realisht, thirrjet për bashkim që i kanë bërë ju them se ne kemi qenë bashk, me Ziadin Selën dhe të tjerët por ata u ndanë, kështu që nuk e di se në çfarë domeni e kanë thirrjen për bashkim. Ne jemi të gatshëm por fillimisht do ta kisha ftuar z. Ahmeti që vetingun ta fillojmë nga z.Ahmeti nga Drini nga dhëndri z.Ahmeti edhe të tjerët me rradhë që pasojnë” – tha Rijad Shaqiri, deputet.

Me kundër pergjigje doli edhe Blerim Bexheti, koordinator i grupit parlamentar të Frontit Europian.

Ai i tha Televizionit Klan se kërkesa për veting është serioze dhe si e tillë duhet të trajtohet dhe nuk duhet që askush të tallet me një gjë të tillë.

“Kërkesa për veting është më serioze dhe është në një partneritet që e kërkon gjithë bota perendimore demokratike. Duan të krijojnë një narativ sikur bartësit e institucioneve publike shqiptare keqpërdorin institucionet dhe kjo është shumë domethënëse. Është shumë e rëndësishme që njëherë e përgjithmonë ky ligj të përkrahet nga të gjitha forcat politike këtu në vend që të ecim drejtë një progresi më të shëndoshë. Nëse e kanë kuptuar drejtë kërkesa për unifikim bashkim të votuesve shqiptarëve përfaqësuesve të tyre vjen si rrjedhojë e gjendjes në të cilën janë shqiptarët” – tha Blerim Bexheti, deputet.

Ndryshe dje në konferencën ku u numëruan “dështimet” e VLEN për 100 ditë qeverisje, krerët e Frontit lëshuan disa porosi për VLEN-in, mes tjerash ishte kërkesa që ta lëshojnë Qeverinë dhe ti bashkohen opozitës për të ndalur veprimet anti-shqiptare të VMRO-së. /tvklan.mk/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More