Shaqiri: Zero tolerancë ndaj korrupsionit

Shkup, 15 shtator – Krijimi i një sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve dhe ankesave elektronike në lidhje me shërbimet në administratën publike, do t’u mundësojë qytetarëve në çdo kohë të raportojnë një problem ose ankesë në lidhje me një institucion publik, si dhe të raportojnë një problem në procedurë për marrjen e një shërbimi të caktuar nga administrata publike, njofton MSHIA.

 

“Sistemi elektronik për paraqitjen e raporteve, ankesave dhe propozimeve elektronike do t’u sigurojë kushte qytetarëve dhe personave juridikë në çdo kohë që të raportojnë dyshimet e mundshme për korrupsion në një organ të caktuar të administratës shtetërore, por edhe të raportojnë një problem në procedurën e marrjes së shërbimeve të caktuara nga këto organe”, thekson ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri.

Përveç përfitimeve parësore që lidhen me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë për problemet specifike me institucionet publike dhe shërbimet që ato ofrojnë për qytetarët dhe personat juridikë, siç theksojnë në MSHIA, “sistemi synon të mbështesë strategjinë dhe procesin e përmirësimit të mëtejshëm të administratës publike duke transformuar proceset dhe përmirësuar kapacitetet institucionale”. 

Related posts

Çertifikatat për Covid 19 nga Maqedonia tani llogariten ekuivalente me çertifikatën digjitale të BE-së

Z H

KSHZ: Deri dje 12 mijë persona kontrolluan listën zgjedhore

D V

Vetëm në vitin 2021 nëpër lokale të natës janë zbuluar 88 valltare të huaja

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com