Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Sharone Stone kishte kryer abort kur ishte vetëm 18- vjeçare

Sharone Stone ka thënë se ka pasur një abort të vështirë kur ishte vetëm 18 vjeçare.

Aktorja 63 vjeçare e filmit “The Basic Instinct” ka shkruar në librin e saj të kujtimeve se ishte i dashuri i saj i parë ai që e kishte lënë shtatzënë derisa ishte një adoleshente që po rritej në Pensilvani.

Në librin e kujtimeve me titull “Bukuria e të jetuarit dy herë”, Stone ka thënë se ishte seksualisht e papjekur dhe nuk e dinte që mund të mbeste shtatzënë, shkruan People.

Ajo ka sqaruar se me të kuptuar se po priste një fëmijë, bashkë me të dashurin e saj kishin shkruar në një klinikë në Ohio për të kryer abortin pasi këtë nuk po arrinte ta bënte në vendin ku jetonte.

Aktorja e famshme hollivudiane ka thënë se ishte ndier shumë keq pas abortit mirëpo nuk kishte guxuar t’ia tregonte askujt këtë pasi duhej të mbetej një sekret.

Postime të ngjashme

Loredana Zefi ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri

Lea Muslija

Në ditëlindjen e North, Kim zbulon se po shkruan libra për të

Lea Muslija

Pas lëndimeve të rënda nga aksidenti, vdes aktorja e “Gone Girl”

Lea Muslija

Aurela Hoxha thyen heshtjen pas raportimeve se u bë nënë

Lea Muslija

Lajm i mirë për fansat e filmit të animuar “Beauty and the Beast”

Lea Muslija

Mc Kresha befason me përgjigjen kur pyetet se për cilën kombëtare bën tifo në “EURO 2020”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...