Maqedoni TOP LAJM

Shasivari: Kuvendi duhet të jetë funksional, duhet konsenzus nga të dyja palët

Zhurnal Ads

Shkup, 17 tetor – Rritja e numrit  të personave të prekur me covit-19, në mesin e të cilëve ka dhe deputetë actual ka vënë në pikpyetje edhe vet punën e Kuvendit. Realisht nga funksionimi I  Kuvendit varet  dhe funksionimi i institucioneve  në realizimin e obligimeve  qoftë në aspect ekonomik, social apo edhe realizimin e proceseve integruese të vendit.  

Profesori Universitar Jeton Shasivari për TVM2 pohoi se Kuvendi duhet të jetë funksional edhe përskaj rritjes së numrave, dhe nëse nuk është e mundur me pjesmarje të drejtpërdrejt të deputeteve në Kuvend, athër domosdoshmërisht duhet të funksionojë përmes platformës online, sepse shembuj të tillë tanimë po realizohen në shumë vende të botës, duke i përfshirë këtu edhe Asamblenë Gjenerale të OKB-së e cila edhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur séance përmes platformës virtuale, por edhe rasti i fundit kur në të njëjtën mënyrë të punës vendosi edhe Parlamenti Europian.   

“Konsideroj se zbrastirat juridike nuk duhet të jenë pengesë për punën virtuale të Parlamentit, aq më tepër ku ash Kushtetuta e as Regullorja e Parlamentit nuk përcaktojnë mënyrën strikte të pjesmarrjes dhe vendimmarjes së parlamentit. Parlamenti duhet të jetë I gatshëm që në kontekstin e pandemic së corona virusit të punoj dhe të vendos edhe përmes virtual ONLINE, sepse vetëm kështu parlamenti do të jetë I përgatitur për valën e dytë apo edhe të tretë eventuale të kësaj pandemie. Kjo që duhet të përfshihet në regullat e pjesmarrjes dhe vendimmarjes së parlamentit. Deputeti juridikishtë mund të konsiderohet I pranishëm në seancë parlamentare edhe përmes platformës virtual online, sepse kemi shumë shembuj të tillë të parlamenteve në europë apo botë”, u shpreh profesori universitar Jeton Shasivari.  

Profesori Shasivari poashtu shtoi se edhe në aspektin politik përplasjet të cilat po vërehën në këtë kohë mes pozitës dhe opozitës janë legjitime, por duhet të krijohet një koncenzus mes partive që parlamenti të jetë në nivel të detyrës, sepse këtë institucion e presin vendime të mëdha .  

“Përsa I përket aspektit politik, kuptohet se qëndrimet e kundërta që paraqiten për këto qështje janë legjitime dhe demokratike, është e rëndësishme të gjendet një gjuhë e përbashkët mes pozitës dhe opozitës, sidomos të krijohet një koncenzus në mes të deputetëve në mënyrë që Parlamenti të jetë në nivel të detyrës, dhe mbi të gjitha të jetë funksional dhe të vendos në emrin e qytetarëve të vendit, sepse Parlamentin  e presin shumë punë  të mëdha sidomos miratimi I buxhetit, por edhe qështjet tjera të rëndësishme e që kanë të bëjnë me integrimin europian të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Shashivari.  

Analistët dhe njohesit e mirë të qështjeve juridike dhe parlamentare, pohojnë se sidomos në këtë  kohe duhet të mbizotërojë arsyeja në mes pozitës dhe opozitës, ku edhe shumica parlamentare të jetë më inkluzive në kuptim të pranimittë disa propozimeve që vijnë nga opozita.     

Postime të ngjashme

Sanksionohen 384 shoferë në Shkup, konfiskohen 4 motoçikleta

T E

Ambasadori i ri i BE-së: Mezi pres ta njoh vendin, duke siguruar mbështetje për integrimin e saj në BE

Xhenur Iseni

Mësimi online, nxënësit në Strugë kërcënojnë me bojkot

Xhenur Iseni

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...