Gjyqtari anglez, David Coote mund të ketë dëmë të mëdha financiare pas dënimeve që i kanë ardhur nga Liga Premier, UEFA dhe FIFA shkaku i një videoje të publikuar së fundmi.
Cotte bëri bujë të madhe pasi iu publikua një video ku shante klubin e Liverpoolit dhe trajnerin Jurgen Klopp.
Pas kësaj videoje, organizata e Gjyqtarëve të Ligës Premier (PGMOL) ka hapur një hetim dhe ka konfirmuar se Coote është suspenduar me efekt të menjëhershëm deri në vërtetësinë e provave.
Megjithatë, ky nuk është dënimi i vetëm për gjyqtarin 42-vjeçar nga Nottinghami.
David Coote është eliminuar edhe nga lista e ndeshjeve të UEFA-s dhe FIFA-s, gjë e cila do ta dëmtoj rëndë financiarisht.
Sipas mediumit The Sun, mos-gjykimi i ndeshjeve në futbollin anglez dhe në garat evropiane do t’i kushtojë atij me humbjen e më shumë se 1 milion funteve.