Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA, 6 të vdekur nga uragani Zeta që goditi rajonet bregdetare

Zhurnal Ads

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën deri më tani si pasojë e uraganit Zeta që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Uragani ka goditur shtetet Louisiana, Georgia, Mississippi, Karolina e Veriut, pjesën juglindore të Virginia-s dhe Maryland.

Viktimat janë regjistruar në Louisiana një, në Alabama dhe Georgia katër dhe në Mississippi një.

Zeta ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrikë për 2,6 milionë familje.

Në Louisiana, nga Garda Kombëtare u kërkua të mbështesë ushtarët në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Rënia e pemëve bllokoi korsitë e dy autostradave ndërshtetërore në Atlanta.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së njoftoi se Zeta, e cila filloi të godiste Louisiana-n juglindore në kategorinë 2 të mërkurën, 28 tetor, humbi fuqinë dje pasdite dhe shpejtësia maksimale e erës ra në 85 kilometra në orë.

Zeta, e cila goditi Gadishullin Jukatan të Meksikës të hënën me një erë që arrinte në rreth 130 kilometra në orë, solli reshje të forta shiu.

Shteti i Louisiana-s këtë vit është goditur gjithashtu nga uraganet Laura dhe Delta.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vaksina kundër Covid-19/ Ja ‘babai’ i mrekullisë gjermane

S.B.

Jemeni ka qeveri të re me kryeministër, Maeed Abdul Malik

T E

Covid-19, Europa kalon 500 mijë viktima

S.B.

Shteti Islamik sulmon aeroportin e Kabulit

T E

Pompeo viziton Kroacinë, në fokus të bisedimeve Ballkani Perëndimor

admin

Grupi terrorist Boko Haram publikon videon rrënqethëse të qindra nxënësve të marrë peng në Nigeri

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...