SHBA – Biden-Harris: Nuk ka vend në SHBA për dhunë politike, solidarizohemi me Trump

nga D V

Nuk ka vend në SHBA për dhunë politike, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden pas sulmit të dytë ndaj ish-banorit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, shkruan Rainews.it.

Presidenti Biden urdhëroi që Shërbimi Sekret të ketë “të gjitha burimet e nevojshme për të mbrojtur Trump dhe që të evitohen të gjitha përpjekjet në të ardhmen”.

Joe Biden dhe Kamala Harris u informuan menjëherë për të shtënat pranë Donald Trump dhe thanë se u “lehtësuan” menjëherë që Trump ishte i sigurtë.

“Jam informuar për të shtënat pranë Donald Trump dhe jam e kënaqur që ai është i sigurt. Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, theksoi Harris.

Pak orë pas ngjarjeve, vetë Trump deklaroi se ai është edhe më i fortë pas një tjetër atentati”.

Ai përsërit se ”nuk do të dorëzohet kurrë dhe inkurajon mbështetësit që të votojnë për të në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More