Agjencia Zhurnal.mk

SHBA, Britania dhe Italia me 54 vëzhgues në 30 qershor

Tiranë, 27 qershor, zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar sot vëzhguesit dhe përkthyesit e ambasadave të huaja që ndodhen në Tiranë dhe që do të ndjekin nga afër votimet e 30 qershorit për bashkitë.

Top Channel raporton se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të monitorojë votimet me të paktën 20 vëzhgues dhe 19 përkthyes.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka caktuar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes për 30 qershorin, po ashtu edhe Ambasada e Italisë ka akredituar 4 vëzhgues dhe 3 përkthyes.

Ndërkohë OSBE-ODIHR do të ketë të dielën 150 vëzhgues. Kjo organizatë regjistroi sot edhe 8 ekspertë të tjerë të çështjeve zgjedhore.

KQZ ka marrë vendim edhe për akreditimin e dy televizioneve ndërkombëtare, siç është Al Jazeera dhe televizioni austriak, ORT.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, por mazhoranca e konsideron dekretin si antikushtetues dhe të pazbatueshëm. Dekreti nuk u njoh as nga KQZ, ndërsa Kolegji Zgjedhor refuzoi të pranonte kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar për heqjen e emrit nga fleta e votimit pas vendimit të Metës.

Ndërkohë, zhvillime të reja priten mesditën e sotme, pasi në Presidencë po zhvillohen takime me drejtuesit e opozitën për krizën politike. Kryeministri Edi Rama ka refuzuar ftesën e Metës për dialog, duke theksuar edhe njëherë se zgjedhjet janë në 30 qershor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...