Agjencia Zhurnal.mk
Bota

SHBA dhe Kina bashkpunojnë për zgjidhjen e krizës klimatike

SHBA-ja dhe Kina u angazhuan për bashkëpunim rreth zgjidhjes së krizës klimatike

SHBA-ja dhe Kina u angazhuan se do të bashkëpunojnë rreth zgjidhjes së ndryshimeve klimatike, kumtuan mbrëmë të dyja vendet pas vizitës së të dërguarit amerikan për klimë Xhon Keri në Shangai.

“SHBA-ja dhe Kina angazhohen për bashkëpunim të ndërsjellë edhe me vendet e tjera në përballjen me krizën klimatike, e cila duhet të zgjidhet seriozisht dhe me urgjencë të nevojshme”, thuhet në kumtesën e përbashkët të të dyja vendeve.

Kumtesën e nënshkruan i dërguari amerikan Xhon Keri dhe kolegu i tij kinez Sie Zhenhua.

Në tekst janë numëruar mënyrë të shumta të bashkëpunimit midis të dyjave ekonomive më të mëdha botërore, të cilat paraqesin pothuajse gjysmën e emisioneve të gazrave të qelqta përgjegjëse për ndryshimet klimatike.

Uashingtoni dhe Pekini theksojnë se do t’i përforcojnë aktivitetet dhe bashkëpunimin në proceset multiraterale, përfshirë edhe Konventën e OKB-së për ndryshimet klimatike dhe Marrëveshjen Klimatike të Parisit.

Postime të ngjashme

Izraeli sulmon tunelet e Gazës, sulmet me raketa palestineze vazhdojnë

S.B.

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet të dielën për të diskutuar për Gazën

S.B.

Europa rihap turizmin

S.B.

Gati lufta civile mes arabëve dhe izraelitëve

S.B.

Shpërthim në xhami gjatë lutjeve të së premtes, 12 të vrarë në Afganistan

S.B.

Indonezia goditet sërish nga një tërmet i fuqishëm

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...