Agjencia Zhurnal.mk

SHBA e treta në botë për nga numri i të infektuarve me coronavirus

Numri i përgjithshëm i të prekurve me coronavirus në SHBA ka shkuar në mbi 34 mijë, duke u bërë edhe zyrtarisht vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve – e deri më sot në këtë vend kanë humbur jetën 457 persona.

Derisa numri i konfirmuar i të prekurve me coronavirus po rritet, shumica e shteteve në SHBA kanë filluar të aplikojnë masën që u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, derisa dalja lejohet vetëm për furnizim me artikuj ushqimor dhe barna apo për kryerjen e ndonjë pune që domosdo duhet kryer, transmeton Telegrafi.

Oregoni një urdhëresë të tillë e ka futur në fuqi të premten, pas Kalifornisë, Illinois, New Yorkut e New Jersey. Pritet që deri në orët e sotme të pasdites ndalesa për të dalë nga shtëpia do të vlejë për 20 për qind të popullatës në SHBA, raporton Zëri i Amerikës.

Shumica e rasteve të përgjithshme me coronvirus në SHBA janë zbuluar në New York, ku kryetari i New Yorkut, Bill de Blazio, ka vlerësuar se për 10 ditë spitalet e qytetit do të mbesin pa pajisjet vitale siç janë respiratorët.

Për shkak të një sërë kufizimesh, shumë punonjës kanë mbetur përkohësisht pa punë, shkollat janë mbyllur, kurse janë anuluar të gjitha aktivitetet në kishë siç janë martesat.

Miliona punonjës të shëndetësisë dhe atyre për gjendje të jashtëzakonshme nuk janë të pajisur edhe aq mirë sa për ta luftuar coronavirusin. U mungojnë maska mbrojtëse dhe respiratorë, e shumë prej tyre u mungojnë edhe pajisje për testimin e virusit – që tregon se kush është prekur.

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar sot se tre prodhues amerikanë të veturave – General Motors, Ford dhe Tesla – kanë marrë dritën e gjelbër për të filluar prodhimin e shpejtë të respiratorëve dhe pajisjeve tjera metalike që nevojiten për shërimin e infeksionit të coronavirusit.

Instituti për kontrollin e Ushqimit dhe Barnave (FDA) i ka dhënë leje kompanisë nga Kalifornia “Cepheid”, që të fillojë me prodhimin e testeve për coronavirusit që brenda 45 minutave mund ta detektojë sëmundjen.

Qendrast në të cilat testohen qytetarët nga veturat e tyre janë duke u hapur në vende të ndryshme nëpër SHBA. Megjithatë, sistemin po e përcjellin edhe shumë probleme siç janë vonesat dhe mungesa e pajisjeve të ndryshme. Shumë persona që kanë simptoma dhe mjekët që i kanë dërguar për të kryer testin duhet të presin për orë të tëra e nganjëherë edhe me ditë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...